KLSH kallëzon në Prokurori 5 punonjës të ZVRPP – Pogradec

8 Prill 2015, 14:28Kronika TEMA

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori 3 ish-regjistrues dhe 2 specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec.

Sipas KLSH-së, gjatë auditimit për janar 2012 – shtator 2014, janë evidentuar dhe dokumentuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në lidhje me regjistrimin e pasurive të paluajtshme, të cilat janë përfituar në kundërshtim me ligjin.

Për të gjitha shkeljet e konstatuara dhe evidentuara në raportin përfundimtar të auditimit, KLSH ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Pogradec, kallëzimin penal për ish-regjistruesit e ZVRPP, Pogradec, F.P, K.SH. dhe A.Z si dhe 2 specialistët e këtij institucioni, D.M me detyrë jurist dhe SH.T me detyrë ish-hartograf /jurist, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave përkatëse ligjore e nënligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjithashtu, referuar shkeljeve të tjera të evidentuara në raportin e auditimit, KLSH i ka kërkuar Kryeregjistruesit të ZQRPP, fillimin e procedurave administrative për dhënien e masës disiplinore edhe për një sërë punonjësish të tjerë të ZVRPP, Pogradec. /gj.k/

3 komente në “KLSH kallëzon në Prokurori 5 punonjës të ZVRPP – Pogradec”

  1. petrit zela says:

    Me se fundi ligjet e drejtesise po pregatiten,per te ristrukturuar
    perfundimisht instituciunet e ligjeve me themele te thella demokratike.Mjaft me; me ligjet destructive,prej 24-vjetesh e cuan shqiperine ne piken zeroooooo/

    1. elona says:

      pse s’i jepni emrin e hajdutave te pronave po jepni emrat e jevgjve qe vjedhin kapaqe pusetash?

  2. Gysi says:

    Shume u vonua KLSH per keta tipat. Sa me behet qejfi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje