Patos/ Shkon të bëj denoncim në polici, vdes 59 vjeçari. Familjarët nuk tërheqin dot trupin se mungon mjeku ligjor në morg

7 Prill 2015, 18:00Kronika TEMA

Një 59 vjeçar, i cili ka shkuar të bëj një denoncim në polici ka mbetur i vdekur pasi ka pësuar infarkt.

Ngjarja ka ndodhur në Patos, kur shtetasi Fatmir Musakaj ndërsa ishte duke kryer denoncimin ka vdekur papritur nga një infarkt kardiak, në ambjentet e policisë.

Familjarët e tij kanë denoncuar faktin se pas 4 orësh, ata nuk kanë mundur të marrin trupin e njeriut të tyre, pasi u është thënë se duhet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, por mjeku që duhet ta bëjë këtë gjë mungon pasi ndodhet në Vlorë./j.h

2 komente në “Patos/ Shkon të bëj denoncim në polici, vdes 59 vjeçari. Familjarët nuk tërheqin dot trupin se mungon mjeku ligjor në morg”

  1. fisheku says:

    nuk eshte rasti i pare ka 24 ore sherbim per keto raste!!!!!

  2. coli says:

    mjeku ka fituar tenderin e me ligj nuk munde ti perzihet askush si dihet ka shku ne vlore per te mare arkivola se i kane mbaru

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje