Imamët rekrutues të ISIS/ Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën për gjykim të shkurtuar

7 Prill 2015, 12:43Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të dy prej imamëve të akuzuar si rekrutues për qëllime terrorizmi.

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, trupa gjyqësore vlerësoi kërkesën e dy imamëve, Orion Reci dhe Astrit Tole, që kishin kërkuar gjykim të shkurtuar.

Trupi gjyqësor dëgjoi pretendimet e dy të pandehurve, ndërsa prokuroria kërkoi mospranimin e kësaj kërkese, pasi çështja është e një rëndësie të veçantë dhe meriton gjykim në themel.

Trupi gjyqësor në fund të dëgjesave vendosi të hedhë poshtë kërkesën e dy imamëve, duke pranuar kërkesën e hetuesisë.

4 komente në “Imamët rekrutues të ISIS/ Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën për gjykim të shkurtuar”

  1. Shkelzen Alushi says:

    Mos i nxirni me prej burgut.

  2. polisi says:

    heeeeuuuuu po zoti ku esht nuk ka nderhyr ai te pakten ke gjykatsit??hahahaha nje gje esht e vertet se keta po te ken gje ne dor ta vejn koken ne hanxhar

  3. Moisi Golemi says:

    Do ua shkurtoje gjykimin Allahu.

  4. Flamur_Vlore says:

    KETA NA KANE FYER NE SHQIPETARET ATEISTA POR MBI TE GJITHA GJITHE BESIMTARET MYSLIMANE QE JETOJNE NE SHQIPERI DHE JANE NJEREZ QE SKANE LIDHJE ME KETA KAFSH INTRIGANTE QE DUAN TE PERFITOJNE DUKE MANIPULUAR ME DOBESITE DHE BESIMIN E NJEREZVE TE NDERSHEM APO JO!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje