Kreu i Komunës Shënkoll në Lezhë, nën hetim për leje ndërtimi abuzive

9 Prill 2015, 18:16Kronika TEMA

Prokuroria e Lezhës nisi procedimin penal për shpërdorim detyre për Fran Frrokaj, me detyrë Kryetar i Komunës Shënkoll, Lindita Canen, me detyrë Përgjegjëse e Seksionit të Urbanistikës dhe Petrit Picakun, me detyrë Përgjegjës i Inspektoriatit Urbanistik Vendor në Komunë.

Ata dyshohet se kanë shkelur procedurat për pajisjen me leje ndërtimi (rikonstruksion çatie) dhe lejimin e ndërtimit të një objekti ndërtimi 3-katësh, në pronësi të një banori në Shënkoll.

Në datën 19 janar është referuar në Prokurori nga Policia, dosja për hetim në në gjendje të lirë për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”, në ngarkim të shtetasit me iniciale E M.

1 komente në “Kreu i Komunës Shënkoll në Lezhë, nën hetim për leje ndërtimi abuzive”

  1. Astrit Shabani says:

    Per nje cati?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje