Masakra e Vlorës/ Gjykata lë në burg dy të arrestuarit si autorë të vrasjes së 3 -fishtë

10 Prill 2015, 13:49Kronika TEMA

Gjykata e Vlorës k alënë në burg dy personat e arrestuar si autorë të dyshuar të ngjarjes së rëndë që ndodhi në lagjen Çole, ku mbetën të vrarë 3 persona.

Gjykata dha  masën e sigurisë “arrest me burg” për Ani Begaj dhe Bertil Alliaj, të cilët bashkë me të plagosurin nga përplasja me armë Aleksandër Llanaj, akuzohen për vrasjen e Haki Rakipit, Alfred Velaj dhe Albi Limaj.

Për Aleksander Llanaj, gjykata vendosi që masën e sigurisë t’ia komunikojë në spitalin e Traumës, ku edhe merr mjekim të specializuar.

Përplasja me armë mes dy grupeve ndodhi mesditën e  7 prilli në lagjen “24 Maji” e njohur ndryshe si lagjja “Çole” në Vlorë në ambjentet e një lokali.

Dy grupet hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit pas një sherri të nisur në kazino.

Sipas policisë gjithçka ndodhi për motive të dobëtaku theksohet se: “Më datë 07.04.2015 rreth orës 04:00 të mëngjesit shtetasi Xhuliano Lutaj ka qënë në shoqërinë e shokut të tij shtetasit Albi Limaj në një lokal lojrash fati (Kazino) në afërsi të portit kur është konfliktuar me shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët të pajisur me armë zjarri kanë ofenduar dhe dhunuar shtetasin Xhuliano Lutaj. Mbas këtij momenti shtetasi Xhuliano Lutaj i rrefen c’ka ndodhi shtetasit Albi Limaj i cili nuk ndodhej me të gjatë këtij momenti.

Nëpërmjet shtetasit Albi Limaj, të këtij fakti vihet në dijeni edhe shtetasi Aleksandër Llanaj   i cili kishte shoqëri me shtetasit Xhuliano Lutaj dhe Albi Limaj dhe të nesërmer vendosi që të sqaroheshin me shtetasit Ardi Velaj dhe Akil Hasanaj të cilët ndodheshin në lokalin “Adore” duke pirë kafe.

Disa orë më vonë kësaj ngjarjeje së bashku shtetasit Aleksandër Llanaj, Albi Limaj, Ani Begaj i cili drejtonte automjetin tip BMË X5 me targa AA 323 AO dhe Bertil Alliaj shkojnë në afërsi të lokalit “Adore” për të takuar shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj.

Nga automjeti tip BMW zbresin shtetasit Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, të cilët sapo janë takuar me njëri-tjetrin shtetasit “Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, kanë nisur konfliktin i cili ka degraduar me përdorimin e armëve të zjarrit ku si pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj si dhe është plagosur rëndë shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Ndërsa shtetasi Bertil Alliaj gjatë shkëmbimit të zjarrit ka zbritur nga automjeti tip BMË X5 dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje