Aksionet kundër vjedhjes së energjisë/ Arrestohen 8 persona, 12 të tjerë në kërkim

12 Prill 2015, 11:23Kronika TEMA

Vijon puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike .

Në  të gjithë vendin gjatë  kësaj jave kanë vepruar  85 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE.

Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici –  OSHEE në 5.324 raste .

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  29 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  29  autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë  8 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .

Janë  shpallur në kërkim  12 persona, ndiqen në gjendje të lirë 9 persona.

Po gjatë kësaj jave  janë ndërprerë 2.616 lidhje të abonentëve debitorë dhe 29 lidhje të paligjshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 98 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje