Pas alarmit se nga Shqipëria ka një numër në rritje të azilkërkuesve në zonën Shengen, Ministria e Brendshme ka marrë masa dhe ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar.
Në njoftimin e saj Ministria e Brendshme pohon se “përgjatë 72 orëve të fundit Policia e Shtetit u ka refuzuar të drejtën e udhëtimit në zonën Shengen rreth 750 shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, të cilët rezultuan në shkelje të procedurave për udhëtim në zonën Shengen.
Policia e Shtetit ka shtuar masat e kontrollit në pikat kufitare, me qëllim garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj partnerëve ndërkombëtarë.
Më tej në njoftim Ministria e Punëve të Brendshme fton qytetarët të respektojnë rregullat e lëvizjes në zonën Shengen, duke udhëtuar me dokumentacionin e rregullt dhe duke respektuar ditët e qëndrimit.
“Është absolutisht e pamundur që shtetasit shqiptar, të fitojnë azil politik në vendet e BE-së”, thekson me tej Ministria, duke kërkuar nga qytetarët respektimin e rregullave dhe respektimin e ditëve të qëndrimit në vendet e zonës Shengen./j.h
perse sunitet lene ”vatanin”………..!!!!????
”big albania” per ke do te formohet[larg qoft]…..!!!!???
Shoke, shoke, ç’beni… Atdheu ka nevoje per ju… Do te na hane kulaket vellezer…! Qendroni e kontribuoni per Pushtetin Popullor!
Ju nuk i ktheni,por keni rritur pazarin e kalimit nga 50 euro ne 100 euro,dhe ata qe nuk kane tju paguajne i ktheni mbrapsht.
Kete nuk e denoncoj fiksi.
Nuk e dinte ministria problemin dhe duhej ta mesonte nga Gjermanet?
Une jetoj ne Greqi dhe kam dy muaj qe e kam marre vesh qe po ikin shqipetaret ne mase per te kerkuar azil ne Gjermani,ministria e mbrendshme tani qenka alarmuar.
MEGJITHATE BENI GABIM QE E NDALONI RININE DHE POPULLIN,PERDERISA NUK JENI NE GJENDJE TA USHQENI
GABIM TE MADH
DHE NUK TE JAPIM PER TE NGRENE
DHE NUK TE LEME TE IKESH TE USHQEHESH
RILINDJA E VARFERISE DHE KORRUPSIONIT.
Te dashur Vellezer dhe Motra.
Mos u genjeni nga Mafiose se fatkeqesisht asnjeri nuk ka ndonje shans qe te fitoje Azil ne Gjermani apo ne Austri ose kudo ne BE.Prandaj mos bini Viktima e atyre qe kane synimin e vetem per tju marre edhe ato Leket e fundit qe keni.
Me pershendetje nga Graz Austri
si gjithmone bageti e buqesi.
eshte shkelje e lirise se levizjes qe shqiptaret qe mos lihen nga policia e shtetit qe te mos lene vendin. Mund ta beje vetem vendi prites.
Shqiptarit jepi vize te uzurpon shtepine