Përfshihet nga flakët banesa, gjen vdekjen 80- vjeçari

14 Prill 2015, 09:28Kronika TEMA

Një banesë është përfshirë nga flakët, ku për pasojë ka gjetur vdekjen edhe një 80 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Llazat, komuna Livadhja në Sarandë.

Sipas policisë, banesa një katëshe është djegur plotësisht, ndërsa ka gjetur vdekjen Spiro Papa 80 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse të cilat bënë të mundur neutralizimin e flakëve, duke nxjerrë edhe trupin e viktimës.

Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se shkak i zjarri dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje