Haki Çako, i cili ka mbajtur postin e zv.drejtorit të përgjithshëm të policisë, me vendim të Këshillit të Ministrave, sot është emëruar si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Çako, 48 vjeç u komandua në këtë post pas dorëheqjes së kreut të policisë Artan Didi, më 1 prill.
Ai është emri që ministri i Brendshëm Tahiri ka propozuar për postin që la Didi dhe me firmë të kryeminstrit Rama, është emëruar në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Çako ka qenë drejtues dhe pjesëmarrës në një sërë operacionesh të suksesshme policore, si ai i operacionit antidrogë në Lazarat.
Haki Çako ka një karriere 23-vjeçare në Policinë e Shtetit, ndërsa para se të emërohej zëvendësdrejtor, ai ka mbajtur pozicionin e drejtorit të qarkut në Gjirokastër./j.h
Po prap na Tepelena esht qy re,,,
Fillimisht dua ti uroj Hakiut pune te mbare dhe suksese,njerez te tille te paisur me energjine njerzore,i kompletuar me formimin akademik dhe me eksperience reth 25 meritojne te emroen ne pozicjone te larta shteterore, perseri e urojme. Per mua ska asnje rendesi nese eshte nga Tepelena apo jo,ne fund te fundit nuke eshte fatkeqsi po tejesh nga Tepelena, mjafton ti sherbesh punes me profesjonalizem pa u ndikuar.Sa per sqarim Hakiu eshte nga fshatrat reth qytetit te Lushnjes.RESPEKTE per H.Cakon