Disa dhjetëra shqiptarë nuk janë lejuar natën e kaluar të kalojnë kufirin nga porti detar i Durrësit drejt zonës Shengen me tragetet e linjave detare.
Fluksi i madh i largimeve nga vendi me qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së ka shtuar ndjeshëm kontrollin ndaj udhëtarëve në këtë vendkalim kufitar, raporton TCH.
Autoritetet e kufirit kërkojnë plotësimin e kërkesave për çdo udhëtar që do të lëvizë drejt zonës Shengen. Natën e kaluar, shumë prej tyre u refuzuan për mungesë të mjeteve monetare, apo ftesave zyrtare nga i afërmi pritës që jeton në vendet e BE-së. Në rastet kur dyshohet për qëllimin e udhëtimit, nuk pranohen ftesat e dërguara në rrugë elektronike.
“Nuk më lejuan sepse nuk kisha garancinë. Do të shkoja te daja në Bari. Nesër pres të ma sjellë garancinë dhe do iki. Kam udhëtuar edhe herë të tjera, kurrë nuk kam pasur probleme. Tani i ka kapur fiksimi”, thotë një person i kthyer.
Mes të refuzuarve ka edhe familjarë me fëmijë të vegjël apo persona të cilëve më parë u është refuzuar hyrja në vendet e BE-së.
Kontrollorët e kufirit kërkojnë nga udhëtarët që të tregojnë ftesat zyrtare nga pritësit, mjetet monetare (jo më pak se 50 euro për ditë qëndrimi) si dhe të specifikojnë vendin e qëndrimit në zonën Shengen, përmes rezervimit të hotelit apo adresës ku do të qëndrojnë.
Gjithashtu, mungesa e veshjeve të mjaftueshme për të përballuar një udhëtim disaditor, në jo pak raste është bërë shkak për refuzimin e kalimit të kufirit shqiptar ditët e fundit.
si ka mundesi??ne po rilindim……
Rilindje dhe vetem Rilindje
Prite se skeni pare gje akoma
Fajin e ka Saliu qe na hapi rruget
Kurse Edi na hapi syte ( kuptuam me ne fund Rilindjen )
Ky popull i dha 1 miljon shuplaka Sales
Kurse Edi i dha 1 miljon shqelma popullit
Policia bene shume gabim qe i ndalon njerzit te udhetojne ku kane menduar. Njeriu eshte i lire ne lirine e tij edhe ti thyeje rregullat dhe eshte vete personi qe do vuaj penalitetet, por ama policia nuk duhet te kete asnje te drejte te ndaloje njerzit, largimi qytetareve per ne europe apo gjermani, ne perputhje me rregulat, eshte nje e drejte e garantuar dhe nje reagim i hapur ndaj gjendjes se keqe ekonomike qe vazhdon ketu prej 25 vjetesh dhe apsolutisht qe nuk merret asnje mase, por perkundrazi ngrihen taksat e rritet papunesia, te cilat ne thelb sikur thone: largohuni nga shqiperia.
Latifo ti je i kalbur nuk mund te rilindesh. Po mund ta provosh dhe nje here te rilindja demokratike.
Rofte Gjergj Bojaxhiu
Te fala Erjonit dhe mamit te erjonit ( sponcores se fushates )
O Qari qaramani nuk thuhet sponcores mo derezi, nga shkolla s’ke vajtur fare kur ishte koha,po tani na çan trapin me shqipen tende te neandertalit.
vendosni klonin sa me pare, hapni kampet e internimit, riktheni ligjin per agjitacion e propagande…se per ndryshe do ikin i gjithe mileti.