Policia Kufitare e Shkodrës në orët e vona të mbrëmjes së kaluar goditi një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike.
Agjentët kapën në flagrancë Bruno Nikaj, teksa po trafikonte drejt Malit të Zi 13 kg hashash.
25-vjeçari u arrestua nga Policia Kufitare e Hanit të Hotit, afër vijës kufitare, gjatë tentativës për të dërguar lëndën narkotike përtej kufirit me një thes në krah.