Akuzat për shpifje, shtyhet gjyqi Rama-Ristani

20 Prill 2015, 11:49Kronika TEMA

Shtyhet seanca gjyqësore në Gjykatën e Lartë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani, i cili akuzohet për shpifje nga Kreu i Qeverisë.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e gjyqtarit Artan Zeneli, ,anëtar i Kolegjit penal, i cili ndodhet në një vizitë pune jashtë vendit.

Në seancën e sotme gjykata pritej të shprehej për administrimin e provave të kërkuara nga Ristani.

Kryeministri Edi Rama ka paditur Arben Ristanin pas akuzave të këtij të fundit për lidhje me Emiljano Shullazin, një person me precedentë penalë, që ky i fundit të kërcënojë kreun e PD-së dhe opozitën. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje