Eshtë shtyrë për në datën 28 Prill seanca gjyqësore në Gjykatën e Lartë në lidhje me kërkesën e paraqitur nga avokatët e deputetit Tom Doshi për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Shkak për shtyrjen e seancës duket se është bërë mungesa e gjyqtarit Artan Zeneli, i cili ndodhet jashtë vendit për arsye pune.
Në një prononcim për mediat avokatët e deputetit Doshi theksuan se ndaj ligjvënësit të Qarkut të Shkodrës, Prokuroria ende nuk ka ngritur një akuzë, ndërsa ekpertiza e kryer ndaj lap topit dhe usb ka përfunduar.
Gjithashtu avokatët theksuan ndaj masa e sigurisë arrest shtëpie bie ndesh me Kushtetutën pasi nuk lejon të zgjedhurin nga populli të ushtrojë detyrat e tij.
Avokatët paralajmëruan e do ti drejtohen Kushtetueses dhe Strasburgut, nëse Gjykata e Lartë nuk jep një vendim sipas kërkesës së paraqitur.
“Rrethanat e krijuara e detyrojnë Gjykatën të ndryshojë masën e sigurisë ndaj deputetit Doshi”, tahnë avokatët e tij, por pa dhënë sqarime mbi këto rrethana. /gj.k/
Po e ban me hile zoti Lam,po e shtyne ne prag zgjedhjesh ,dhe drejtesia eshte e kooruptuar pastaj
Me vjen shume keq per zotin Doshi. Flisnin gjithe diten per te, tani e lane ne harrese. Gjynah! Kjo eshte arsyeja pse e bera kete koment. Sepse edhe komente nuk bejne me. Jemi popull mosmirenjehes, na ushqeu 2 muaj me llafe dhe ne nuk ja ditem per nder.