Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis verifikimin për vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj Arben Frrokut.
KLD pranon kërkesën e Prokurorisë për verifikimin e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda
“Do shqyrtojmë kërkesën për pafajësinë e A.Frrokut. Ka vend për verifikimin e ankesës së Prokurorisë për A.Frrokun” thuhet në njoftimin e KLD-së të bërë publik sot.
Më 3 prill 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda hodhi poshtë pretencën për deklarimin fajtor të Arben Frrokut për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt dhe dënimin e tij me burg përjetë dhe e shpalli të pafajshëm.
Nga ana e saj prokuroria ka apeluar vendimin. Kërkesa për apelimin e vendimit është e bazuar në dy dëshmi të rëndësishme që sipas Prokurorisë vërtetojnë akuzën e ngritur ndaj Arben Frrokut.
Dëshmitari i mbrojtur dhe një çift që pretendon se ka parë vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt janë provat që paraqet akuza, mbi bazën e të cilave Prokuroria kërkon dënimin me “burg përjetë” për Arben Frrokun që la pak ditë më parë qelitë e paraburgimit.
Prokuroria Te bjere edhe nje cifteli ne mbledhjen e KLD
KLD verifikon vendimet e Gjykates se Larte?! Hajde gazetar koqe hajde!