Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal për ish-ministrin e Financave Ridvan Bode aktualisht deputet i PD-së, në bazë të kallëzimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë për veprën penale të fshehjes, mosdeklarimit dhe deklarimit të rremë të pasurisë”.
“Prokuroria vlerëson se është e nevojshme kryerja e veprimeve hetimore për të vërtetuar nëse ekzistojnë elementet e veprës penale për të cilën është kallëzuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.
ILDKP e ka paditur Boden për veprën penale të “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Sipas këtij institucioni ish-ministri ka refuzuar disa herë të paraqitet për të dhënë shpjegime në lidhje me burimet e krijimit të pasurisë së tij, të familiarëve dhe të personave të lidhur me të.
Pas kallëzimit penal në Prokurori edhe ish-ministri Ridvan Bode ka bërë një kallëzim penal në prokurori ndaj ILDKP-së. Ai e akuzon këtë institucion për mashtrim pasi sipas tij akuzat e ngritura ndaj tij janë plotësisht të pa vërteta dhe se ILDKP po mashtron me ato që thotë. /gj.k/
Hahaha, e papare dhe e padegjuar ndonjehere. “Ti me akuzon mua?!… Edhe une te akuzoj ty!!”
Edhe sikur te mos kete faj, vetem per faktin se eshte nen hetim ai duhet te dorezoje mandatin e deputetit. Pastaj i ngelet prokurorise (ILDKP ne kete rast) pergjegjesia ligjore dhe morale qe te vertetoje akuzat dhe ne rast te kundert disa drejtuesve te larte u “iken” koka. Nderkohe deputeti e ka humbur mandatin deri ne zgjedhje te reja. Ndoshta dicka e tille tingellon si e padrejte (dhe ndoshta eshte e padrejte) por keshtu funksionon nje sistem demokratik.
Kurse ky palaco ngrihet e ben kunderakuze. Ec e gjeje me holle!
Bode eshte lodhur duke vjedhur dhe prokuroria po mendohet.E filloni me bariun Sali dhe pjellen e tij e pastaj me Boden.Pollo Ruli Imami Bregu Topalli dhe Lulushin. Gjithcka lidhet me politiken por keta jane si minjte e gjirizit.