Kallëzimi ndaj Tafaj, sekuestrohen dosjet/Prokuroria vendos për procedimin brenda muajit

21 Prill 2015, 14:23Kronika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme ka sekuestruar dokumentacionin e akreditimit të universitetit privat “Vitrina” dhe dosjen me procedurat e ndjekura nga ish-ministri i Arsimit Myqerem Tafaj për transferimin e pronave publike vartësi të Ministrisë tek privatët.

Këto veprime organi i akuzës i ka ndërmarrë në kuadër të kallëzimit penal që Ministria e Arsimit ka depozituar në Prokurori ndaj ish-ministrit Tafaj, aktualisht deputet i Partisë Demokratike.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, verifikimi i këtyre dokumentacioneve është drejt fundit dhe brenda muajit prill do të vendoset nëse do të merret apo jo i pandehur Myqerem Tafaj.

Tafaj u kallëzua më 26 mars për shpërdorim detyre pasi sipas padisë, gjatë kohës që ai ka ushtruar funksionin e ministrit ka akredituar universitetin “Vitrina” dhe pse më parë Këshilli i Akreditimeve kishte vendosur të mos akreditonte këtë universitet. /gj.k/

5 komente në “Kallëzimi ndaj Tafaj, sekuestrohen dosjet/Prokuroria vendos për procedimin brenda muajit”

  1. Sula Shk says:

    Te merret si i pandehur sepse ka ndikuar ne shkaterrimine arsimit te larte, vecanerisht ne Durres

    1. alo1 says:

      Po te merret e pandehur dhe nikolla sepse UET i cilit nuk i plotesonte kriteret sipas dokumentave te ministrise se arsimit por perseri vazhdon per bukuri duke dhene dhe doktoratura

  2. njeri says:

    Ne fakt ky njeri duhet denuar me shume se te tjeret per vet faktin se presupozohej elit intelektuale por ne te vertet eshte nje person me aftesi te kufizuara, thjeshte per te ardhur keq!

  3. Tani says:

    Rraseni brenda kete moster qe e shkaterroi arsimin ne Shqiperi. Dhe ma mban veten per profesor ky beniamin i Sales. Eshte bere profesor ne 1994, pa patur asnje aktivitet shkencor e pedagogjik, pervecse bla bla tek PD. Verifikojani dosjen e titullit ” profesor” kesaj vemje.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Hajdut me cizme eshte.. Nxirreni jasht parlamentit..Hapi proces penal e nxirreni jashte.. Pastroni godinen..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje