Një minator ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur ditën e sotme në një nga galeritë e minierës së Bulqizës.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:20 në nivelin e nëntë të minierës i cili menaxhohet nga ACR.
Nga informacionet e para dyshohet se viktima dhe i plagosuri janë shtetas kinezë.