Një ditë pas deklaratës të deputetes italiane të Forca Italia, Daniela Santanke, e cila tha se duhet të fundosin anijet afrikane me emigrantë njëlloj si anijet shqiptare në vitet ’90, ka reaguar Ambasadori gjerman në Shqipëri.
Duke folur nga Berati, Helmut Hoffmann tha se nuk mund të goditen anijet me klandestinë, pasi kjo do të sillte një katastrofë të madhe.
“Këto ishin zhvillime të tmerrshme dhe një gjuhë e tillë është e papranueshme. S’mund ti godasim anijet.Do të bëhet tragjedi nëse godasim anijet e klandestinëve.
Ajo që po luhet në hapësirën e detit Mesdhe është një tragjedi e tmerrshme. Ministrat e Jashtëm dhe te Brendshëm te BE-se jane takuar dje në Bruksel per te marre masat e nevojshme per ta mbajtur situaten nen kontroll”, tha diplomati gjerman.
Duke u ndalur në shqetësimin në rritje të shtetit të tij lidhur me rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, Hoffmann siguroi se të gjithë azilkërkuesit ekonomikë do të kthehen mbrapsht sapo të mbyllet procedura e verifikimit. Ambasadori apeloi sërish qytetarët të mos bien pre e trafikantëve.
“Pothuajse te gjithe shqiptaret,999 nga 1000 te tille do duhet te rikthehen ne Shqiperi pasi te gjithe jane emigrante me arsye ekonomike,pra nuk behet fjale per azil politik.
Procedurat e azilkerkimit dhe verifikimit te aplikimeve parashikojne nje afat nga 3-5 muaj dhe mendohet qe per te gjithe shqiptaret qe vijne me arsye ekonomike do te kete refuzim azili, siç ka ndodhur deri tani. I bej apel qytetareve shqiptar qe mos te bien pre e traikanteve te qenieve njerezore,qe per hir te fitimeve te tyre perpiqen ta nxisin kete lloj zhvillimi”, theksoi ai.
I pyetur nëse këto zhvillime ndikojnë negativisht për Shqipërinë në hapjen e negociatave në BE, Ambasadori gjerman u shpreh:
“Nuk eshte nje minus qe merr Shqiperia ne kuader te procesit te integrimit ne BE,eshte nje fenomen qe duhet te na shqetesoje te gjitheve dhe para se gjithash shqiptaret sepse eshte nje problem shqetesues nese shikojme qe popullësia ne masa te konsiderueshme, veçanerisht tek te rinjte, kerkojne qe te largohen nga vendi. Jam mjaft i kenaqur te konstatoj qe ne bashkepunojme mjaft mire me qeverine shqiptare per te mbajtur nen kontrroll kete fenomen”, tha diplomati Hoffman.
Me keta politikan qe kemi ne car te bej populli shkret kur shteti vet nuk te afron pun nuk te mbron nuk di se cfar te them sa jemi hutuar nuk kemi te ardhme ne vendin ton nuk ka siguri puplike car te ardhme do ju lem femive tan se i cojm ne shkoll dhe nuk e dim a do kthehen me pak fjal nuk kemi pushtetar qe e duan vendin por kemi vetem tradhetar dhe te pa ngopur qe nuk mendojn fare per vendin e vet
Asnjeri nuk eshte kthyer
Pervec ndonje Deshtaraku
Kush ka ik eshte rregulluar
Ju mediat po veprioni si TVSHja ne ‘ 90 , qe c’fare nuk thoshte : po i mbajne peng neper ambasada , po i bejne sherbimet sekrete , e mbrockulla te ketij lloj . Lereni popullin e shkret te jetoj si njerez , boll e mbajtet ne kete vend . Po e perseris edhe njehere , As edhe nje gje nuk te ndodhe , po ikni e punoni .
Kush eshte rregulluar mer koqe kandari se duhat te jesh ndonje fatorino i autobuzave qe cojne keta. Te gjithe po flene rrugeve si kafshet me zezaket dhe pakistanezet dhe presin diten qe ti kthejne. Shanci qe te perfitojne azil eshte zero