Interpol Tirana ekstradoi nga Britania e Madhe Fatmir Xhelilin, alias ÇAUSHAJ (ÇAUSHI), alias FATMIR KRASAJ, 41 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Gjykata e Vlorës në 5 mars 2003, e ka dënuar atë me “Burgim të Përjetshëm“, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me armë në bashkëpunim me pasojë vdekjen”.
Ngjarja ka ndodhur në datën 17.04.1997 rreth orës 05.00 të mëngjesit.
Fatmir CAUSHI në bashkëpunim me Tomor CAUSHI, të maskuar dhe me armë zjarri kanë ndaluar automjetin tip furgon në një kthesë afër fshatit Ploce.
Ata kanë grabitur pasagjerët dhe qëlluan drejt dy prej pasagjerëve H.Xh dhe R.N me armë zjarri, të cilët nuk mundën të mbijetojnë megjithë ndihmën e dhënë në spitalin më të afërt.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij në Britanine e Madhe me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.