Policia e Tiranës ka kryer disa arrestime gjatë një operacioni që nisi pasditen e djeshme dhe vijoi deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Grupi kriminal dyshohet se kishte aktivitet gjobëvënien.
Mes të prangosurve është edhe Pajtim Seriani, një emër i njohur.
Ai ishte shënjestra e atentatit të 5 janarit në rrugën e Kavajës, ku mbeti i vrarë atentatori Artur Baze, i qëlluar nga efektivi i policisë, Roland Meta i cili u plagos rëndë.
Operacioni i bluve të Tiranës u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda.
Hetimi nisi pasi një biznesmen denoncoi gjobëvënien.
Dyshimet janë se grupi i dyshuar si gjobëvënës, i merrte një biznesmenit 10 % të xhiros vjetore, nën kërcënim.
Detaje të tjera pritet të bëhen publike në një konferencë nga Policia e Tiranës.
Burime nga policia bëjnë me dije se Seriani, bashkë me ditmar Reçin dhe katër persona të tjerë, i kanë vënë gjobë 13 mijë euro një biznesmeni.
Në rast se nuk e bënte, ai ishte kërcënuar me jetën e vet dhe të familjarëve të tij.
Cock suckerit e mutit,gjejne dhe bejne.vrromagjinjte albanose.
pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkk…………