Detajet e operacionit për grupin e gjobvënësve, që drejtohej nga burgu me anë të Facebook nga Genc Ferhati

22 Prill 2015, 12:51Kronika TEMA

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda ka goditur një grup kriminal, që dyshohet se kanë kërcënuar një biznesmen duke i vënë gjobë dhe duke e shtrënguar përmes dhunës fizike e psiqike për të përfituar shuma të konsiderueshme parash.

Detajet e operacionit u bënë publike në një konferencë nga zv/drejtori i Tiranës, Rebani Jaupaj.

Operacioni i koduar “Burgu Skype” nisi dje në orët e pasdites dhe po vijon me kontrolle në banesa të të dyshuarve. Policia e Tiranës ekzekutoi 5 masa sigurie “Arrest me burg”:

1 – Genc Shpetim Ferati, 37 vjeç, i cili po vuan një dënim në IEVP Peqin,  i dënuar më parë për “Vrasje”

2 – Pajtim Xhevair Serjani, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë “Për moskallzim krimi”

3 – Arianit Gezim Luli, 31 vjeç, banues në Tiranë

4 – Ditmar Dilaver Reçi, 31 vjeç, banues në Tiranë

5 – Klevis Ali Kardashi, i njohur me nofkën “Kinezi”, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim:  

– shtetasi me iniciale E. K. 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, për “Armëmbajtje pa leje,”si edhe  shtetasi me iniciaale A. H. 45 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë, për “Vrasje”.

Këta personas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga data 6 shkurt 2015 e në vazhdim  me anë të shtrëngimit, kanosjes dhe dhunës fizike e psiqike i kanë marrë përqindje aksionesh nga aktiviteti i biznesit një shtetasi në Tiranë, si dhe i kanë kërkuar një shumë parash, duke pretenduar ndarjen e fitimeve nga aktiviteti tregëtar.

Grupi drejtohej nga shtetasi Genc Ferati, i cili komunikonte nga qelia e burgut të Peqinit nëpërmjet rrjeteve sociale, me të dëmtuarin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Policia e Tiranës sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

200 copë kartmonedha të prerjes 100 euro të falsifikuara

5 aparate celularë

dy mjete, “Audi-Q-7” si dhe një mjeti i blinduar “Mercedes Benz”.

7 komente në “Detajet e operacionit për grupin e gjobvënësve, që drejtohej nga burgu me anë të Facebook nga Genc Ferhati”

  1. tfgs says:

    te gjithe sunite shqipfoles,plehraaaaaaaaaaaaaaaaaa…………

    1. Shqiptar says:

      Tgfs kam nje urim per ty e marc burrin sunit e te vaftiste 3here ne dite.lol

      1. it'sme says:

        Vini re,

        I shpallur në kërkim, shtetasi A.H., 45 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vrasje!!!

        Do të duhej të ishte: Banues në BURG!

        Tek, ne, të dënuarit për vrasje, mund ti shohësh jashtë burgut pas disa vjetësh.

        Ky ishte lajmi vërtetë!

  2. Laluci says:

    A ka vend tjeter ne bote ku krimet dhe kriminelet drejtohen nga burgjet si ne vendin tone? Turp!

    1. Fronti Demokratik says:

      Ju lumte, shoke!

  3. tomorri says:

    Po eshte e drejte te pyetet:
    A ka vend tjeter ne bote ku kreminelet drejtohen nga BURGU?????????? Jo ne nuk dime dhe besoj se nuk ka.
    Atehere te dashur qeveritare a mund te na thoni ku fle LEPURI???????
    Me gjithe punen e shkelqyere qe po ben qeverija duhet me çdo kushte te shterngoje shume e me shume DAREN e ligjit per te shkuare drejte te vertetes dhe zbatimit te ligjit,atehere ajo do te quhet DEMOKRACI dhe jo me llafe por me pune dhe vendosmeri te pa pare.Plerat qe pretendojne se jane opozite lerini te lehin ju shikoni karvanin tju te shkoje perpara per te miren e popullit dhe jo te kremineleve.

    1. Altin says:

      O mjeshter. Burgjet kane telefona qe merr nga kabina plus neper takime mund te kembehen letra. Ky aksion eshte komplet pa lidhje pasi personi qe ka ngritur akuzen Julian Bregu eshte mashtrues. Ai ka qene aksioner ne nje kompani kafeje dhe secili aksioner kishte futur pjesen e vet te lekeve ku njeri nga keta ishte i jati i ketij Ferhatit. Cdo veprim qe eshte bere eshte I noterizuar. Ky Juliani drejtonte kompanine dhe ne momentin qe falimentoi, ortaket donin pjesen e investuar mbrapsht. Ndoshta ka patur dhe kercenime me telefona, po a ka njeri ne Shqiperi qe i ka dhene leket e veta me duar dhe i ka marre me kembe? Habitem me policine se si e quan aksion te sukseshem. Kush vendos 13 mije euro gjobe ne vitin 2015? Shikojeni mire kete ceshtje se cdo gje ka qene e noterizuar. Policia duhet te bente ballafaqimin e paleve pastaj te hapte bujen e aksionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje