Azili, 4800 shqiptarëve iu ndalua udhëtimi në Shengen në 4 muajt e fundit

23 Prill 2015, 15:42Kronika TEMA

Nga janari i këtij viti, mbi 4800 shqiptarëve iu është refuzuar udhëtimi në zonën Shengen.

Një shifër e lartë kjo, krahasuar me numrin e qytetarëve që dalin jashtë vendit.

Masat janë shtuar nga policia kufitare, për të frenuar fluksin e kërkesave për azil, që janë kthyer në shqetësim javët e fundit.

Burime nga policia kufitare i thanë TemA-s, se mbi 100 qytetarëve çdo ditë iu refuzohet udhëtimi në Shengen, në të gjitha pikat e kalimit.

Ata nuk përmbushin kushtet, duke mos deklaruar një itenerar të qartë udhëtimi, nuk kanë paratë e mjaftueshme, etj.

Flukset më të mëdha të kërkesave për azil janë rregjistruar në Gjermani, Francë e Angli.

Por pikërisht nga këto vende, sipas burimeve nga policia kufitare, vijon riatdhesimi i azilkërkuesve që u refuzohet ky status.

Në fund të muajit prill, priten të fluturojnë drejt Shqipërisë edhe 2 avionë të posaçëm me qytetarë që kthehen në atdhe.

4 komente në “Azili, 4800 shqiptarëve iu ndalua udhëtimi në Shengen në 4 muajt e fundit”

  1. alo1 says:

    Me cte drejte i ndalon njerezit policia qe te kalojne kufirin?? Apo meqe zv. Minister eshte po ai qe nga 1985 deri ne 1991 i qellonte pa paralajmerim kedo qe tentonte te kalonte kufirin??

    1. enter''" says:

      Me rregullin e thjeshte: Europa ka ligje
      Shqiptari te respektoje ligjet.

    2. gjiganti says:

      me te drejten e ligjeve i ndalon o injorant,azil kerkjon ata shtetas qe ne vendet e tyre kan lufte,shqipria nuk ka lufte..shqiperia don te futet ne UE,shqiptaret ikin prej varferis,,dhe problemet e gjith shqiptarve nuk mund tja sgjidhi europa,,,fajsoni dhe sulmoni politikanet ne shqiperi,,qe mos te bejn pall ariu… besoj se po vazhduam keshtu edhe ate pak liri qe kemi do na e pezulloj europa e qelbur..AQ injorant jemi si popull qe duke e ditur mir qe po u thye afati kohor dhe nuk kthehesh me ne europe, vazhdojn dhe shkojn ke pika e kufirit per te ikur prap duke pretenduar edhe me arroganc qe ti lejohet per te dalur prap jasht shtetiti,sdim te respektojm ligjet,prandaj dhe europa sna jep hapjen e negociatave,,sepse e din mir se cfar copa injorantash jemi…dhe pastaj na vjen keq qe europa na trajton si popull i dores dyte…

  2. emigranti says:

    Budallenj qe beheni apo jeni thjeshte injorante te lindur.Te udhetoshe ne Europe more psikopaf pa certifikate duhen ca kritere . Po nuk i plotesove nuk mund te udhetosh.Por ty te ka mbetur ora ne vitin 1990 dhe nuk te punon me .Natyrisht krahasimet i ke vetem me ate vitin tend ku ke mbete.Tu prefte shpirti ne paqe se je nje vdekurine mendore ose me keq nje prapanik i djallezuar……Sido qe te jesh vetem kundermon.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje