Arrestohet në Kakavijë 18 vjeçari, luftoi në një shtet të huaj

23 Prill 2015, 09:31Kronika TEMA

Një 18 vjeçar me banim në Lushnje është arrestuar për “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Arrestimi i djaloshit me inicialet J.Ç është kryer në orët e para të mëngjesit të 23 prillit 2015, në Kavajë ku dhe ishte deportuar nga Greqia.

“Ky shtetas u deportua nga policia greke në PKK Kakavijë, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në Kakavijë është marrë në dorëzim nga Specialistët e Sektorit për Aktet Terroriste në Drejtorinë e Policisë ë së Shtetit , ku në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i tij” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”, parashikuar nga neni 265/a i Kodit Penal.

1 komente në “Arrestohet në Kakavijë 18 vjeçari, luftoi në një shtet të huaj”

  1. Klimax says:

    Nje islamik i radikalizuar, nje xhihadist qe me metoda terroriste lufton ndaj ligjeve te civilizimit boteror per ti zevendesuar ato me nje kalifat ku te sundoj kudo sharia, ligji me i ashper i Islamit, nuk mund te akuzohet vetem se “luftoj ne nje shtet te huaj”!
    Ky islamik te njejten gje do te beje edhe ne Shqiperi sepse per te dhe te tjeret si ai nuk egziston kombi apo kombet, shteti apo shtetet, por dy bote, ajo qe per islamin radikal quhet bota islame dhe tjetra, armike e islamit qe kerkon ta luftoj deri ne vdekje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje