Shtesa pa leje e hotelit luksoz të Mark Frrokut do të prishet

23 Prill 2015, 10:25Kronika TEMA
Shtesa pa leje e hotelit luksoz të Mark Frrokut do të prishet

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë shtesën pa leje të hotelit të Mark Frrokut, që ndodhet në “Rrugën e Durrësit”.

ABC ka mësuar se është vendosur të prishet pjesa ku është zënë trotuari para hotelit, që ndodhet në hyrje të “Rrugës së Ambasadave”.

Burimet thanë se pjesa e shtesës mbi hotel, është legalizuar në shtator të 2013 dhe nuk mund të prishet, edhe pse ishte pa leje.

Ky vendim për prishje, sipas të dheneve të IKMT, i është komunikuar pronarëve dhe administratorit të firmës ndërtuese, të cilëve i ka lënë kohë për marrjen e masave të prishjes nga vetë ndërtuesi.

11 komente në “Shtesa pa leje e hotelit luksoz të Mark Frrokut do të prishet”

  1. tiku says:

    po mire mo vlla, kjo bashkia e tiranes ca ka bere tere kete kohe se nuk po e kuptoj?

    1. ili says:

      hajde se avash avash tte gjitheve do u bihet mire e mire ?

    2. ada says:

      Dhe Frroku njesoj si gjithe te tjeret ligji i barabarte per te gjithe dhe per kete gje qeveria meriton vleresime sepse po trajton te gjithe njesoj.

  2. 007 says:

    Prokuroria duhet te sekuestroje hotelin!

    1. fisnik says:

      normale nuk mbahet njeri me hater. Tani jane te barabarte te gjithe po cudi qe keto shtesat pa leje vetem bashkia nuk i shikon. kjo tregon qe per kater vjet nuk ka funksionuar aspak.

  3. sherifi says:

    Kjo stonon pak,kte hotel kemi kohe qe e shohim qe ka zene trotuaret,e perse nuk eshte prishur ne kohe,por tani qe pronari ra ne burg, deri diku kjo mbeshtet theniet e opozites per prishje selektive.
    IKMT duhet te prononcohet per kte dhe te pergjigjet.

    1. ooooo BASHKIA E TIRONES!!!!!!!
      KUR DO TE LIROHEN TROTUARET ANEMBANE KRYEQYTETIT,TE ZENA ME SHKALLE,MURE,BORDURA,TAVOLINA E KARRIGE PIJANECESH?
      O POLITIKANET E TE DY NGJYRAVE KUR DO TE SHIKONI PERTOKE E JO PERQIELL????

      OOOO BASHKIA E TIRONES KUR DO TE LIROHEN TROTUARET ANEMBANE KRYEQYTETIT QE JANE ZENE ME SHKALLARE,MURE,BORDURA E TAVOLINA E KARRIGE PIJANECESH?
      OOOO POLITIKANET E SHQIPERISE ,KUR DO TE SHIKONI PERTOKE E JO PERQIELL?
      DUKET SIKUR JENI POLITIKANET E NEW YORK-UT DHE JO TE VENDIT ME TE VARFER TE BALLKANIT.

  4. endry says:

    bashkia 2 vitet e para ska pas fonde… 2 vitet e fundit ka kerkuar fonde…. se mos e ka fajin bashkia pse qytetaret ndertojne pa leje…

  5. Dibrani says:

    politik per tu pasuruar ,…aleanc ne emer te bisnesit dhe krimit Rama Frroku

    Legalizuar shtator 2013 that??????????????????????????

    Po ai pogradecari qe e kishte vilen dhe restorantin me vite dhe me leje dhe ju prish

    Paradoksi Rama ,….Rilindja e premtuar

  6. Erli says:

    Po pse nuk prish Inuku te gjithe shtesat e pallateve pa leje , mundsisht te ministres Felaj.
    Tani qe pronari eshte ne burg e nuk i duhet me , u kujtua per prishje inuku. Selektiviteti ne prishje ben qe mos kesh pike besimi te keto institucione.((((

  7. lala says:

    Nuk ari te kuptoj pse duhet prishur nje gje e bukur, kur ploteson kriteret .
    Ajo tani ka nbaruar ,ver gjobe nbush kasen e shtetit, e mos beni lufte nga inati .Jeto e ler te jetojne, respektoj kush ndryshon mendimin e prishjes.
    Kur eshte e bukur e ka regulluar fasaden. Ju lutem mos e prishni Respekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje