Vlorë, parandalohet një vrasje. Kapet autori që tentoi të qëllonte 3 vetë

23 Prill 2015, 15:05Kronika TEMA

Policia e Vlorës parandaloi një vrasje në rrugën “Transballkanike” dhe bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit të dyshuar, i cili është Eduard Xh. Beli, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Policia i mbante nën vëzhgim personat dhe kishte dijeni për konfliktin midis tyre. Shërbimet e Policisë bënë ndërhyrje të menjëhershme për parandalimin e ngjarjes kriminale dhe nuk pati asnjë të lënduar.

Autorit iu sekuestrua arma që do të përdorte për të kryer krimin. Objekt i sulmit kriminal ishin shtetasit:

– A.M., 40 vjeç, banues në Vlorë
– B.XH., 34 vjeç, banues në fshatin Orikum.
– A.M., 38 vjeç, banues në fshatin Orikum.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të vjetra midis palëve. Policia po punon për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.

1 komente në “Vlorë, parandalohet një vrasje. Kapet autori që tentoi të qëllonte 3 vetë”

  1. aurel says:

    Orikumi është qytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje