Dekriminalizimi i prostitucionit/ Qeveria e Kuvendi kundër Gjykatës së Lartë

23 Prill 2015, 18:51Kronika TEMA

Dekriminalizimi i nenit 113 të Kodit Penal ku ushtrimi i prostitucionit konsiderohet krim dhe dënohet me gjobë deri në tre vite burg është kundërshtuar nga juristët e Qeverisë dhe Parlamentit në seancën e mbajtur.

Ka qenë Gjykata e Lartë ajo që ka kërkuar shfuqizimin e këtij neni si të papajtueshëm me kushtetutën. Gjykata Kushtetuese pasi ka dëgjuar argumentet e palëve, ka mbyllur seancën për tu shprehur me një vendim të zbardhur pas pak ditësh në faqen zyrtare të internetit.

Pala kërkuese, Gjykata e Lartë nuk ishte e pranishme në seancën e sotme, ndërsa me shkrim ka paraqitur argumentet e saj për dekriminalizimin e ushtrimit të prostitucionit me vullnet të lirë. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje