Instalohet sistemi CODIS i FBI-së në Laboratorin e Policisë Shkencore

24 Prill 2015, 17:11Kronika TEMA

Në ambjentet e Laboratorit  të Policisë Shkencore u zhvillua ceremonia e diplomimit të Ekspertëve  Biologjikë  të Laboratoit të Policisë Shkencore , të cilët do të vënë në përdorim , sistemin më të përparuar,  Sistemi CODIS i FBI-së, për “Bazën e të dhënave të FBI-së për ADN-të”.

Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako , përfaqësues të FBI-së, si dhe Drejtori i Programit ICITAP.

Në këtë ceremoni mori pjesë Ambasadori i SH.B.A, z.Donald LU.

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO , në fjalën e hapjes ka  falënderuar  Ambasadorin e SH.B.A, zotin Donald LU, përfaqsuesit e FBI-së dhe misionit  ICITAP, për  mbështetjen dhe prezencën e tyre në ceremoninë e  Instalimit të  Sistemit CODIS të FBI-së,  si dhe për dhënien e diplomave  të trajnuareve për vënien ne përdorim të këtij sistemi.

Si çdo herë, dhe kësaj radhe  SH.B.A, po tregon një vlerësim dhe kujdes të veçantë në  mbështetjen që i kanë dhënë e po i jep  Policisë së Shtetit, në modernizimin e saj me teknologji e trajnime brenda standarteve të partnerëve ndërkombëtarë.

Në këtë kuadër, ne vleresojmë sot instalimin e Sistemit CODIS, i cili është një Sistem i Kombimuar i Indeksit të AND-së, dhe lejon identifikimin e vërtetë të të dyshuareve, personave të humbur apo personave të tjerë që bëhen objekt hetimi i organeve të zbatimit të ligjit.

Lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit, krimeve të rënda e korrupsionit është  një nga prioritet  kryesore të Policisë së Shtetit.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo është një betejë e vështirë që kërkon punë të palodhur dhe bashkëpunimin e të gjitha strukturave ligjzbatuese.

Drejtoria e Policisë Shkencore, aktualisht është vendosur së fundmi në dy godina të tjera, me hapësira më të mëdha, zhvendosje e realizuar në një kohë të shkurtër dhe me fonde minimale.

Sigurisht që ka ende punë për të bërë, për të rritur cilësinë e kushteve të akomodimit të laboratoreve, për të qenë sa më funksional në  punën e tyre.

Unë personalisht kam treguar interes dhe jam njohur me këto investime  që synojnë në  ngritjen e kapaciteteve të Policisë Shkencore për të zbuluar me metoda bashkëkohore  shkencore, autorët e veprave penale.

Vendosja e sistemit CODIS, është një arritje tjetër e bashkëpunimit me partnerët tanë strategjikë  dhe këto investime do të  sigurojnë infrastrukturën e nevojshme për hapat drejt proçesit të akreditimit të Policisë  Shkencore, drejt  zbatimit të standarteve “ISO 9001” e më pas drejt standardeve më të larta si “ISO 17020” e “17025”.

Instalimi dhe udhëzimi për përdorimin e kësaj banke të dhënash nga FBI, do të përmirësojë aftësitë hetimore të Policisë së Shtetit, si dhe do të ndihmojë e mbështesë organet e tjera të zbatimit të ligjit përsa  i takon indentifikimit gjatë  hetimeve të tyre.

Me këtë  rast,  përshëndes dhe oficerët që janë trajnuar duke  i uruar suksese në punën e tyre, dhe dua ti kujtoj se, ata patën fatin që janë të  parët  që do punojnë  me këtë teknollogji moderne, prandaj u del për detyrë që  gjithnje të rrisin perpjekjet per aftesimin teorik e praktik, duke dhënë kontributin e tyre në punën e vështirë të administrimit të provave shkencore.

Edhe një herë dua të falenderoj kontribuesit  e këtij investimi serioz që bëhet në Policinë e Shtetit, dhe dua ti siguroj që ky investim do të ndikojë fuqishëm në rritjen e kapaciteteve hetimore të policisë në luftë kundër kriminalitetit në gjithë format e shfaqjes së tij..”, u shpreh Çako.

Ambasadori i SH.B.A, Donald LU, në fillim të fjalës së tij  ka uruar Drejtorin e Policisë së Shtetit për detyrën e re , por të vështirë e fisnike .

Më tej ka vijuar fjalën e tij me një histori mbi fuqinë e AND-së ligjore në punën e Policisë , ku në vitin 1992 në një apartament  në Florida u vranë nënë e bijë dhe zbulimi i autorit u bë pas 11 vitesh nëpërmjet AND-së në një shtet tjetër. Kjo Ilustron fuqinë e AND-së për të gjetur kriminelët jo vetëm  në një vend të vetëm.

Paramendoni tani fuqinë e këtij mjeti policor nëse baza e të dhënave do të përmbante  informacion   të kriminelëve nga e gjithë bota.

Donald LU ka theksuar se sot shpërndarësit e drogës , trafikantët e qënieve njerëzore  dhe vrasësit kapërcejnë kufijtë çdo ditë.

Baza e të dhënave të FBI-së për AND-të e instaluar këtu në Shqipëri mund të ketë akses në informacionon e AND-ve prej 190 laboratorëve  në 50 vende përqark botës.

Kjo bazë  ka ndihmuar deri tani në mbështetjen e 250 mijë hetimeve policore.

Duke përfunduar Ambasadori i SH.BA, Donald LU, ka shprehur besimin se kjo teknologji  e re e mrekullueshme  do ta ndihmojë Policinë e Shtetit  Shqiptar  në luftën kundër grupeve  të sofistikuara  të  krimit të organizuar.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës  janë krenare  që e ndihmojnë Shqipërinë  që të jetë udhëheqëse në Ballkan  për përdorimin e teknologjive të reja për zgjidhjen e problemeve të vjetra”, tha ai.

Në fund të ceremonise,  Ambasadori Donald Lu  si dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki ÇAKO , iu kanë dorëzuar çertifikatat  8 ekespertëve biologë të laboratorit të Policisë Shkencore që përfunduan kursin për vënien në përdorim të këtij sistemi të porsa instaluar.

 

4 komente në “Instalohet sistemi CODIS i FBI-së në Laboratorin e Policisë Shkencore”

  1. nardone says:

    mire o z.Ambasador,por me vjen keq se shume shpejt derrat kamunist kane me e qit jashte perdorimit kete sistem sepse eshte shume i sofistikuar dhe ju prish pune atyre vete.

  2. Pilo Lala says:

    Cila do jete “ceshtja” e pare, qe te inagurohet ky Laborator?
    I gjithe populli pret te shkoje familja e Berishes ne BURG!!!!

  3. Opinionisti says:

    Me kët keni për t’i kap manallin Gjin Gjonit me shokë.

  4. Haxhi Qamili says:

    Ala nuk jeni te bindur se sistemet Amerikane nuk jane te sakta? Nje vidjoje te thjeshte ju ba ekspertiza ne SHBA dhe ajo u hodh poshte me lehtesine me te madhe nga ekspertet e universitetit kristal te Shqiperise. Amerika paguan melearda dollare per ti pasur keta eksperte por qeverija Shqiptare nuk u jep leje se i duhen per ekspertiza te tjera te ngjashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje