Ministri i Brendshëm lajmëroi hapjen e konkursit ndërkombëtar për uniformën e re të Policisë së Shtetit.
Saimir Tahiri tha gjatë çeljes së ekspozitës “Policia ndër vite” se shumë shpejt efektivët e policisë do të kenë një uniformë dinjitoze.
“Konkursi do të zgjasë disa kohë, kërkon energji nga të gjithë dhe kërkon bashkëpunim dhe pjesëmarrje nga të gjithë, por unë jam shumë i sigurt që në fund do t’i japë një zgjidhje definitive, në radhë të parë, standardizimit të uniformës së Policisë së Shtetit; në radhë të dytë, ndryshimit të fytyrës, jo vetëm nga pikëpamja formale e punonjësit të policisë, por mbi të gjitha, e perceptimit të punonjësit të policisë si një mik i qytetarit, si një partner i qytetarëve, si një shërbëtor i komunitetit dhe jo si një instrument represiv të cilin duhet ta kenë frikë të gjithë”, u shpreh Tahiri.
Ministri Tahiri premtoi gjithashtu rritjen e bashkëpunimit mes policisë e qytetarëve, me qëllim rritjen e sigurisë në vend.
“Ju e dini që në të gjithë botën është shumë e pranuar që qyteti nuk mund të jetë më i sigurt, në rast se policia dhe qytetarët nuk bashkëpunojnë bashkë. Por që të arrijmë deri këtu dhe të rikuperojmë çfarë kemi lënë pas në këto 20 e kusur vite, na duhet që të bëjmë punë kolosale për të rikthyer besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit. Na duhet punë kolosale për ta bërë policinë partner të qytetarëve. Sepse ne realisht duam policinë e ligjit, policinë e qytetarëve, policinë e komunitetit dhe jo policinë e frikës”, tha ministri.
Në ekzpozitë janë shfaqur mjetet dhe unfirmormat e policisë shqiptare që prej Luftës së dytë Botërore.
Fillimet e Policisë shqiptare i gjejmë nga fundi shek. XVIII dhe gjysmën e parë e shek. XIX.
Në 13 Janar 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, mori vendimin për krijimin e forcave të rendit ndërsa në maj 1913 u krijua shtabi madhor nga i cili varej xhandarmëria.
Policia qe duam
Kur arkat Jane bosh,kjo eshte prioriteti i qeverise?apo duhet me cdo kushte ‘nusen’ me paguar per miqte?
I nderuari zoti minister i Brendeshem,Tahiri!
Kam votuar per PS-ne qe te SHPORRTE nga ministria e Brendeshme metodat dhe praktikat KRIMINALE dhe CORGANIZIMIN,qe ekzistonin ne kohen e merhumit Berisha!
Ja cfare me ndodhi sot,ne Yzberisht,banor i te cilit jam prej 3 vjetesh!
U ndodha para nje makine POLICIE e mbushur me reklama kunder DROGES,prane se ciles rrinte nje polic!
E informoj se ne pallatin ku banoj,ne bodrume,ku zhvillojne biznes disa matrapaze,jo vetem nuk kane LICENCA,por edhe VJEDHIN ENERGJINE ELEKTRIKE NGA AJO E SHKALLEVE TE PALLATIT,qe paguhet nga banoret!
Ka ardhur para ca kohe edhe nje polic,por nuk beri gje!
I kam informuar edhe elektricisteve e faturistit te zones,per SHQYERJEN CDO MUAJ TE KAPAKUT TE KUTISE SE MATESAVE,KU SIGURISHT BEHEN LIDHJE TE PALIGJESHME,por askush nuk beri gje!
Polici m’u pergjigj:
Shko ankohu ne komisariat ose ne ministri,se une kam detyre tjeter e nuk poergjigjem per zonen tuaj!
-Po a nuk ju intereson ju si polici ky INFORMACION i nje qytetari per kryerjen e nje VJEDHJEJE SISTEMATIKE TE ENERGJISE??
-Nuk merrem me kete pune-m/a preu shkurt polici!
-E kuptoj mire,i them,se PSE NUK INFORMOJNE QYTETARET NE POLICI SE NUK KANE BESIM TEK JU!!!
ZOTI MINISTER!
KESHTU DUHET TE JETE POLICIA JONE???
KY ESHTE TURP,PA AFTESI DHE PA PERGJEGJSHMERI!!!
o drogaxhi mallist idiot. policeve u duhen paga, kushte , dhe trajtim njerezor jo uniforma te reja. sigurisht qe keto uniforma te duhen ty per te vjedhur ndonje lek para ikjes tende me turp dhe koke ulur. e shkaterrovepolicine deri ne piken e fundit. edhe lul basha me nishanin qe ishin butake te dy nuk ja bene policise ate qe i bere ti me tepelensat tuaj.
Vazhdojne keta kokbolet me fasada…
Derri derr mbetet, vishe me ca te duash!