Aksioni kundër vjedhjes së energjisë/ Arrestohen 10 persona, 15 të tjerë në kërkim

26 Prill 2015, 10:39Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka publikuar rezultatet e kësaj jave në lidhje me aksionin e ndërmarrë së bashku me OSHEE për për evidentimin dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike.
Policia njofton se gjatë kësaj jave janë evidentuar 32 raste të vjedhjes së energjisë dhe janë arrestuar 10 persona , ndërsa 7 të tjerë po ndiqen në gjendje të lire dhe janë shpallur në kërkim 15 të tjerë.
Policia ka deklaruar gjithashtu se janë kryer kontrolle në 5.297 raste dhe janë ndërprerë 2,571 lidhje të abonentëve debitorë. Ndërkohë janë kontrolluar 96 kabina elektrike dhe abonentët të cilët furnizohen nëpërmjet ketyre kabinave.
Policia e shtetit dhe OSHEE shprehen se janë të vendosur ta cojnë deri në fund aksionin e nisur deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme.

2 komente në “Aksioni kundër vjedhjes së energjisë/ Arrestohen 10 persona, 15 të tjerë në kërkim”

  1. vazhdojne aksionet si ne kohe te enverit ,qeverisje me aksione dhe pa investime ne infrastrukture ,Rilindjes ti bjere pika qe njerzit te mos enderojne me sy hapur

  2. realisti says:

    vazhdoni luftoni me popullin e varfer se do e shikoni sa shume urrejtje do korrni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje