Dhuna ndaj Tomi Mishës/ Prokuroria çon në gjykatë ish-zv.drejtorin e Policisë Hyseni

25 Prill 2015, 14:28Kronika TEMA

Prokuroria ka përfunduar hetimet për ish-zv.Drejtorin e Policisë së Korcës Arben Hyseni dhe efektivin e përjashtuar nga policia Memelli, ndërsa dosja për ta është dërguar në gjykatë për gjykim.

Ndaj ish-zyrtarit të policisë dhe ish-efektivit është ngritur akuza për kryerjen e veprimeve arbitrare.

Shkak për nisjen e hetimeve ishte dhuna e ushtruar ndaj shtetasit Tomi Misha, pas një incidenti që ai pati me ish-zv.Drejtorin e Policisë së Korcës Hyseni.

Ngjarja e denoncuar me pamje filmike në media shkaktoi reagimin e drejtuesve më të lartë të policisë dhe Ministrisë së Brendshme, të cilët krahas përshëndetjes së denoncimit të dhunës ndaj të riut morën edhe masat administrative ndaj efektivëve të policisë.

Po sipas akuzës nën hetim është marrë dhe drejtuesi i makinës Tomi Misha, e shkak për hetimin ndaj tij është bërë drejtimi i automjetit në gjendje të dehur dhe mos bindja ndaj urdhrit të policisë.

Më 20 shkurt të këtij viti Tomi Misha aksidentoi makinën në të cilin udhëtonte ish zv.drejtori Arben Hyseni, ngjarje e cila shkaktoi dhe goditjen e Mishës nga efektivi Memelli. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje