Tiranë, makina e sigurisë me para grabitet në mënyrë spektakolare në mes të autostradës

27 Prill 2015, 10:40Kronika TEMA

Një makinë e një kompanie sigurie, e cila transportonte para, është grabitur në mënyrë spektakolare.

Grabitja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Autorët e grabitjes i kanë prerë rrugën makinës me para, duke e detyruar atë të ndalojë.

Më pas kanë grabitur paratë dhe janë larguar me shpejtësi.

Ata i kanë vënë flakën makinës së tyre, ndërkohë që mësohet se makina e grabitur transportonte paratë e një qendre tregtare për në bankë. Ende nuk dihet shuma e grabitur e parave.

Vetëm pak kohë më parë, një tjetër kompani sigurie u dorëzua para hajdutëve, të cilët po ashtu grabitën në mënyrë spektakolare një bankë në Tiranë./b.l

 

18 komente në “Tiranë, makina e sigurisë me para grabitet në mënyrë spektakolare në mes të autostradës”

  1. Fori says:

    Po ca lesh kompanie sigurie thoni. Keta jane ca fakira qe ushqehen me byrek dhe dhalle dhe marrin 100 Euro ne muaj rroge.

    1. shkoder says:

      Shum e sakt flori.palo firma sigurie. 100 € ne muaj dhe sgurimet duhet to perballojn vet ..kto te shkreti roje perpiqen te mbijetojn dhe ndjej keq ardhje per ta

  2. TP says:

    Ku qendron spektakolaria ketu se nuk po e kuptoj.

    1. Xenomorph says:

      Ke të drejtë… vecse duhen sa si epitete përshkruese që të tërheqin vëmendjen e lexuesve. Një epitet tjetër në shumë lajme alla shqiptare është _gjigand_ madje njëhere një si gazetar po përshkruante _(performancën gjigande të një aktori xhuxh)…

  3. T says:

    E parapergatitur.E sigurt!

  4. mimi says:

    Eshte mafia e qeverise qe i vjedh vete se jane troke ,ata kane njerzit e tyre qe punojne per ta .

  5. Petro says:

    Edhe nje fitorje tjeter e Rilindjes.Apo e ka fajin armiku i klases?…

    1. mirani says:

      I paskan mbaruar parat salushit.

  6. A says:

    Faktikisht nuk duhet te kete asnje LLOJ POLICIE SIGURIE PRIVATE, ne menyre kategorike.
    Me emertimin POLICIA e SHTETIT SHQIPTAR duhet te jete vetem kjo dhe asnje tjeter.
    Ne qoftese ndonje institucion, kompani dhe banke private, pra gjithcka private atehere pronaret ose drejtuesit e tyre duhet te bejne kerkese zyrtare, marreveshtje dhe kontrate me POLICINE e SHTETIT qe ne kemi, nevoje per ruajtje, etj, kundrejt pageses qe eshte vendosur zyrtarisht.
    Keshtu behen punet, por shteti dhe qeverite ne Shqiperi kerkojne vetem te grumbullojne taksa pa bere sherbimet e duhura duke filluar nga individi.

  7. CANI says:

    Kjo eshte Rilindja spektakulare bravo djema vetem perpara qka te gjeni vidhni se shteti eshte ne gjume ,Tahiri po e ruan barnatoren e Babaj tper tetjeret skane rendsi .

  8. katunari nga bari says:

    pse vetem ne hollivud ameriken ka spektakle te till a?
    ne nuk jemi me kot proamariksa,..amerik e kalu ameriks or
    Dull

  9. Kritizeri says:

    Pse merreni me keto lajme koti qe denigrojne punen e shkelqyer te policise o media te blera nga Saliu.Pse nuk thoni edhe qe dje pas nje hetimi dy vjecar policia arrestoi tre prostituta 60-vjecare dhe 20 fukarenj vjedhes energjie e se ne keto dy aksione moren pjese rreth 250 police.

  10. Para Laci says:

    “Autoret e grabitjes I kane prere rrugen makines me para, duke e detyruar ate te ndaloje. Me pas kane grabitur parate dhe jane larguar me shpejtesi”

    O Tema, po ca pret ti qe grabitesit te mos ja presin rrugen makines me para dhe te largohen ngadale?!!

    me vertet, spektakel o Tema…

  11. someone says:

    gjithe fajin e ka Saliu!!!!

  12. korrekti says:

    Mos ju vini faj. Ketu vidhen milionat e dollareve brenda ne bannken e shqiperise, gjoja me siguri maksimale dhe askush nuk mban pergjegjesi. Ngrihen te gjithe deputet, drejtuesit kryesore te shtetit dhe te partive politike, te gjithe ato qe kerkojne te zgjidhen ne vendet kyçe, te te gjithe kraheve politike dhe kerkojne te justifikojne Full(hajnin dhe drejtoret e tij), se po i marrin ne qafe keta njerez. Keto njerez qe drejtojne politiken dhe shtetin shqiptar sot jane te kriminalizuar ne qelize. Do ta shihni se edhe pas ketyre vjedhjeve ka prapavije politike dhe lidhje te shumta me pushtetin. Nje gje eshte e qarte: ne te gjitha rastet ku ka vjedhje, ryshfet, koncesione, tendera, banka, tatime, dogana eshte dora e qeveritareve dhe njerezve te lidhur me pushtetin. Vetem fenomeni Syriza (real ne rast se behet), mund ta shpetoje kete vend.

  13. arben says:

    I grabiten apo ua dhane vete dhe per te mbuluar gjurmet inskenuan grabitjen.

  14. ILIRET says:

    Kjo eshte dore e PS. Keshtu sic vjedh paret do te vjedhe edhe zgjedhjet. PD proteston dhe nuk mer pjese ne zgjedhje.

  15. lifi says:

    E pune e madhe,Shqiperia eshte vjedhur e gjitha me banka,me nafte ,me miniera, me njerez,vazhdon ne vidhet cdo dite po kush pyet?Ata te gjore “polica” ja kane lene ne dore parate hajduteve,sespse te vritesh sic vrare te tjere kot s’ka asnje kuptim.Sala i vrau per qejf 4 vete,e c’fare u be ,nje vrime ne uje.Kur s’ka shtet behesh vete mbret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje