Arrestohen dy shpërndarësit e kokainës në Vorë

26 Prill 2015, 10:52Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka  arrestuar  2 persona, të cilët akzuohen  për trafikim të lëndëve narkotike.

Sektori për Trafiqet dhe Narkotikët Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, pas një hetimi dy mujor,  finalizuar operacionin gjatë të cilit janë arrestuar 2 shtetas për veprën penale “Trafikim i lëndëve plasëse në bashkëpunim”.
Të arrestuarit janë Zyber dhe Eltan Zeneli të cilët shisnin lëndë narkotike në Vorë.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur sekuestrimi i një qese me 1828 gr kanabis sativa, ndërsa në cilësinë e provës materiale i sekuestruan gjithshtu 15 doza kokaine dhe 3 celularë ,të cilat u gjetën në banesën e Eltan Zenelit.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të trafikut të lëndës narkotike nga këta shtetas të arrestuar.Materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

1 komente në “Arrestohen dy shpërndarësit e kokainës në Vorë”

  1. Mfufi dhe bubi kacurel says:

    trafikim i lendeve plasese????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje