Çako takim me ambasadorin Gaiani/ Ndihmë për identifikimin e parcelave me kanabis nga ajri

27 Prill 2015, 16:24Kronika TEMA

Drejtori i Policisë së Shtetit  Drejtues  Madhor  Haki  Çako priti në një takim  Ambasadorin e Italisë në vendin tonë  Massimo Gaiani .

Ne takim  janë diskutuar  argumente në kuadër të një bashkëpunimi poliedrik mes dy vendeve.

Sa i përket argumenteve të fushën policore takimi u përqendrua në tre pika kryesore:

Së pari në bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe riafirimimi i vazhdimësisë së këtij bashkëpunimi  në mënyrë më të intensifikuar,  ku  Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO theksoi se në këtë bashkëpunim meritë e veçantë i kushtohet edhe mbështetjes që zoti Ambasador i Italisë në Tiranë ka luajtur dhe vazhdon të luaj.

Pika e dytë, e trajtuar lidhet me ripërsëritjen e misionit të avionëve të mbikëqyrjes ajrore të territorit nga  Guardia di Finanza në bashkëpunim me Universitetin e Napolit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme të Italisë,  për identifikimin e parcelave me kanabis në territorin e vendit tonë.  Mision ky, i konsideruar i suksesshëm për vitet 2012 e 2013 dhe në veçanti vitin e kaluar.

Ambasadori italian ka theksuar se edhe për këtë vit Italia ka siguruar fondet për kryerjen e këtij misioni të konsideruar të rëndësishëm nga të dy palët.

Në lidhje me këtë mision,  Drejtori i Policisë së Shtetit ofroi gatishmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit për mbështetje të plotë të misionit.

Ambasadori italian,  Massimo  Gaiani  falenderoi për këtë mbështetje dhe theksoi se Policia e  Shtetit  Shqiptar ka demonstruar një rritje të efikasitetit të saj në operacione të tilla dhe kujtoi meritën e veçantë të Drejtorit të Policisë  së Shtetit Haki Çako në pozicjonin e Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër  si një nga Drejtuesit kryesorë të operacionit kundër kultivimit të bimëve narkotike në Lazarat.

Gjithashtu  Ambasadori i Italisë në vendin tonë  vlerësoi  faktin  se Policia e Shtetit i ka kushtuar vëmendje të veçantë ruajtjes së vazhdimësisë duke dedikuar  persona të njëjtë në koordinimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.  Sa i përket misionit italian, pala italiane do të kryej së shpejti një mision vlerësues për fillimin efektiv të misionit.

Së treti, SZoti Ambasador kërkoi mbështetje të palës Shqiptare në lidhje me angazhimet e Italisë më Panairin Ndërkombëtar “Expo Milano 2015” i cili do të zhvillohet në Milano të Italisë, për sa i përket shkëmbimit të informacioneve për akte terroriste apo për akte të tjera të sferës kriminale që mund të përgatiten nga elementë kriminalë terroristë apo organizata terroriste.

Për këtë nga ana e Drejtorit të Policisë  së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO  iu garantua zotit Ambasador bashkëpunim maksimal.

Drejtori i Policisë së Shtetit theksoi gjithashtu, se Policia e Shteti mbetet e angazhuar në luftën kundër fenomeneve kriminale në përgjithësi dhe të atyre të natyrës terroriste në veçanti dhe në këtë drejtim bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është një nga prioritetet tona mbështetur edhe në Strategjinë e Policisë së Shtetit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje