Celet konkursi për punësim në zyrën e Shërbimit të qytetarëve/Tahiri: Klimë edhe më miqësore ndaj qytetarëve

27 Prill 2015, 12:06Kronika TEMA

Policia e Tiranës çeli konkursin për punësimin në zyrat e Shërbimit të qytetarëve dhe operatorëve 129, me qëllim punësimin e civilëve në këto shërbime, për të ofruar një klimë edhe më miqësore me qytetarët.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri si dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa gjatë një aktiviteti të organizuar pikërisht në ambientet e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.

Ministri Tahiri theksoi se marrëdhënia mes Policisë dhe qytetarëve, duhet të jetë një marrëdhënie model, që frymëzon besim dhe bashkëpunim.

“Problemet e shumta që ka pasur në të shkuarën Policia e Shtetit, korrupsioni dhe abuzimet e ndryshme kanë bërë që qytetarët të humbin besimin tek uniformat blu, prandaj dhe marrëdhënia mes palëve është ashpërsuar. Por këto dy vite Policia e Shtetit është transformuar dhe po punon për të rikthyer besimin e qytetarëve, duke filluar nga ndjekja e programeve të ndryshme si policimi në komunitet..etj”.

Për ta forcuar edhe më tej marrëdhënien mes policisë dhe qytetarëve, nga sot e tutje qytetari nuk do të ketë më nevojë të kontaktojë me punonjës policie, por do të komunikojnë me punonjës civil. Të rinjtë dhe të rejat që do të shërbejnë në këtë zyrë, do t’i nënshtrohen konkurseve të rrepta në mënyrë që t’i japin shërbim qytetarëve me filozofinë e shërbimit ndaj klientit”, tha Tahiri.

Ardian Çipa, Kreu i Drejtorisë së Policisë Tiranë, duke shpallur çeljen e vendeve vakante për aplikim të punonjësve civilë në zyrat për shërbimin e qytetarëve dhe të operatorëve 129, tha se punonjësit e policisë që do të shërbejnë si operatorë, thelbësore do të kenë sjelljen dhe komunikimin për të kthyer besimin tek qytetarët.

Të rinjtë që kanë përfunduar studimet mund të aplikojnë në këto struktura për të rritur standardin dhe imazhin, për të plotësuar kërkesat e qytetarëve. Krahas punës së infrastrukturës për ambientet është punuar edhe për krijimin e akteve ligore për funksionimin e këtyre zyrave”, tha Çipa. /gj.k/

4 komente në “Celet konkursi për punësim në zyrën e Shërbimit të qytetarëve/Tahiri: Klimë edhe më miqësore ndaj qytetarëve”

  1. Petro says:

    Kjo eshte vetem hipokrizi dhe fasade.Mirrni mor injorat listat e te rinjve qe kane mbaruar shkollat europianedhe jane kthyer me vullnet te lire (madje ata me shkelqyer dhe me yll)Duhet t i keni ne Ministrine e Arsimit ku kane konvertuar diplomat.Doni edhe ketyre t i beni testime?!.. Kush do t ia beje testin?Injorantet e Kristalit apo te vitrines.Verini o ijnorant ne postet kyce, nese doni qe vendi te shkoje me shpejtesi drejt integrimit europian.Nuk shkon vendi ne Europe, jo, me mentalitetin e shkolles enveriste.As mos t ju shkoje mendja.

  2. opozitari ndershem says:

    demagogjia e radhes sepse kete dine te bejne keta edramistet e thekur. lexoni dhe degjoni ato qe thote i nderuari dhe i respektuari ben blushi njerez e lerini profkat e ketyre zogjve te ed rames. mero edhe ti ke nisur te hash ca nga edrama, mos u njollos…

  3. tomi says:

    “Te rinjte qe kane perfunduar studimet… dhe kryesisht qe nuk dine te shkruajne, mund te aplikojne… Cipa me shkolle baleti (kercimi pra) po e bejene themeluest te policise dhe pse Cipa vet se di cfare do te thote polici. Ndersa per te folur ne telefon, pra ne sall operative u dashkane studimet e larta, po na thoni te pakten ne cilat prej fushave duhet te jete studimi i larte, ne telekomunikacion, sociologji, psikologji apo balet dmth kercim? Kina Saimir ti dhe policise tende… te fala cipes…

  4. Ada says:

    Pershendetje.Ku mund te interesohem per me teper te dhena per konkursin.Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje