Vrau dhe dogji 2 persona pse nuk i dhanë lekët e drogës, kërkohet burg përjetë për Odise Verbofshin

30 Prill 2015, 14:02Kronika TEMA

Prokuroria e Durrësit kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Odise Verbofshi, i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe më pas djegien e tyre.

Ndërsa ka kërkuar edhe dy vjet burg për Ilirjan Thanasin për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, pasi kishte lidhje shoqërore me të pandehurin.

Mbi Verbofshin rëndojnë akuzat e “Vrasjes ne Rrethana te tjera cilesuese”; “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake apo municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike”.

Ngjarje ka ndodhur në 20 Shkurt 2014 në zonën e Kënetës, Durrës, pas një përplasje mes autorit dhe viktimave, shtetasve Shaban Babasi dhe Albert Kasalla, për shkak të mospagesës së çmimit për rreth 75 kilogram canabis sattiva, të cilën i pandehuri u kishte dhënë viktimave.

Si ka ndodhur ngjarja

Sipas hetimit dhe më pas gjatë gjykimit, rezultoi e provuar se i pandehuri Verbofshi i ka vrarë dy viktimat në ambjentet e shtëpisë së tij, në Shkozet, me një armë pistoletë rreth pasdites së datës 20 shkurt 2014 dhe më pas, në mbrëmje, i ka hipur trupat e tyre në mjetin me të cilin ata kishin ardhur nga Fushë-Kruja dhe e ka dërguar makinën deri në zonën e Kënetës, ku më pas i ka vënë flakën, për të humbur gjurmët e trupave të viktimave, raporton Ora News.

Pas krimit, autori Odise Verbofshi është larguar drejt disa të njohurve në tij, në qytetin e Korçës, ku ka tentuar të kalojë kufirin. Pasi nuk ka mundur të kalojë në mënyrë ilegale për në Greqi, autori është rikthyer tek shtëpia e të njohurve të tij në Korçë dhe u ka kërkuar të njoftojnë policinë, pasi do të dorëzohej, duke u treguar edhe për krimin e kryer.

2 komente në “Vrau dhe dogji 2 persona pse nuk i dhanë lekët e drogës, kërkohet burg përjetë për Odise Verbofshin”

  1. arian says:

    Ky do jete dursak prej kuksi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje