Britania, mbështetje Shqipërisë për ngritjen e Byrosë së Hetimit. Çako takohet me Cannon

29 Prill 2015, 20:33Kronika TEMA

Britania e mbështet ngritjen e Byrosë së Hetimit, kështu u shpreh ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon.

“Ju duhet që ta ngrini atë duke kapërcyer pengesat ligjore që t’ju ndihmojmë  me asistencë.  Ne besojmë se ngritja e Byrosë së Hetimit do t’i japë një shtysë luftës kundër korrrupsionit” tha ambasadori.

Këtë qëndrim Cannon e shprehu  gjatë një takimi që zhvilloi ditën e sotme me Drejtorin e Policisë së Shtetit,  Haki  Çako.

Nga ana e tij Drejtori i Policisë së Shtetit u shpreh se po punohet për të gjetur një zgjidhje ligjore pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi kapitullin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Ligjin e Policisë, duke i mbetur bindjes për të ngritur këtë strukturë sipas modeleve më të mira të partnerëve.

Çako  theksoi se vizita është një tregues i qartë që shpreh bashkëpunimin mjaft të mirë me Britaninë e Madhe.

“Britania e Madhe mbetet një ndër partnerët kryesore dhe mbështetës për  sektorin e teknologjisë.

Sfidat më të mëdha tonat  janë  në drejtim të flutës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit”, u shpreh ÇAKO

Ai shtoi se Policia Shqiptare është në një proces ristrukturimi dhe po i kushtohet vëmendje luftës anti- terror, duke ngritur një Drejtori të posaçme.

Ambasadori Cannon ka  vlerësuar ngritjen e strukturave antiterror  dhe ka theksuar faktin se ristrutkrurimi nuk duhet të mbetet në një institucion të vetëm , por  është kompleks dhe përfshin një sërë hallkash që duhet të funksionojnë bashkë, si Polici, Prokurori e Gjykatë.

Më tej Ambasadori Nicholas Cannon vlerësoi veçanërisht rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit ilegal. Nicholas Cannon tha se Britania do të ofrojë eksperiencë dhe ekspetizë për antiterrorizmin

Ambasadori Nicholas Cannon ka  uruar  Drejtorin e Policisë së Shtetit për emërimin  në detyrën e  re, si dhe   vlerësoi marrëdhëniet mes dy policive, veçanërisht  në fushën e  luftës kundër  krimit të organizuar dhe kontrollit të emigracionit ilegal.

Së fundmi, Ambasadori ka vlerësuar performancën e policisë duke u shprehur se ka  përmirësim të dukshëm  në punën e policisë, gjë që duket dhe evidentohet çdo ditë.

Drejtori i Policisë së Shtetit   pasi e ka falenderuar Ambasadorin  për vlerësimin , është shprehur se ne jemi të qartë në këtë vizion , që Policia e Shtetit duhet të jetë një shërbim cilësor për komunitetin  si  çdo  strukturë   e zbatimit të ligjit./j.h

 

 

 

 

5 komente në “Britania, mbështetje Shqipërisë për ngritjen e Byrosë së Hetimit. Çako takohet me Cannon”

  1. tfgs says:

    inglezo,po a do vertet Hakiu te denohen byrazeret e korruptuar…..!!?
    inglezo,ne cilin shtet me Haki,Hasan,Hysen apo Baki ka shtet ligjor…..!!!???

    1. Alketa Tigani says:

      Hahahahaaaa! Shume e bukur kjo: behet shteti me Haki, Hasan, Baki….! Fuck off RAMA & Tahiri

  2. xhambaz kazaz makarona says:

    a do krijohet Byroja Politike e Enver Hoxhs prap a?

  3. Arjoni says:

    Tfgs! Mendon se keni shtet me te mire ne vendin me te gjunjezuar te Evropes?

    Varukaqis ose llafazanis etje.

  4. xhambaz kazaz byrektori says:

    se mos kan shtet ligjor anglest!
    atje ,kur ja don interesi mbretneshes, vritet edhe nusja e shtpis! nusja e mbretit t ardhshem,mbretnesha e ardhshme pra..
    kurse ca shqiptarqireve morracaka,qe falsifikojn azilin politik dhe marrin dokumente i rre mendja se po ja hudhin shtetit britanik,por nuk e dijn se ata i sherbejn indirekt shtetit britanik ne politiken e tij te jashtme per sfera dominuese. dhe shqipnija shitet lir.shum kollaj dhe falas fare nga shtet i pavarur u shndrru ne domen,vasal,sfer influence te kujtdo shteti perndimor qe i jep nanji pasaport gjysmake ndonji shtetasi shqiptar.
    me ane te ca mijra refugjatve qe jan ne angli shesin bythen mijra familje shqiptarqiqe qe rrijn ne shqipni ne mjerim te thell.
    drejtsi nuk ka ne asnji vend dhe asnjeher.
    ka vetem politik.
    drejtsija esht nje kurv qe bredh rrugicave karakurvnore naten e erret jasht publikut dhe then hajdara,kurse diten pispilloset si nuse e bukur fshati…
    ne shqipni ksaj kurve i ka plas cipa dhe del sheshit,kurse ne perndim esht me namuz.
    edhe amerika nuk ka drejtsi.
    shife sesi ngrihen njerzit dhe djegin qytetet ne shenj proteste per padrejtsin e organeve te vendosjes se drejtsis.
    vritet tjetri ne polici,atje ku duhet ti mbrohet jeta,sepse policija eshte organ i mbrojtjes dhe sigurimit te jetes se shtetasve ne rradh te par,kjo esht detyre kushtetuese e saj. kurse ajo t vret,ne zyrat e saj.
    ne planin religjioz fetar ,esht njesoj sikur te bej mekate kundra zotit vet Jezu Krishti …!!!!
    dhe dalin pasandaj ne intervju drejtuesit e policis dhe denojn ata fukarenj qe protestojn,dhe qe demokracija ja jep kete te drejt,porse nuk thon asnji fjal kta polica per te denu vrasesit ne zyrat e policis,me uniforma policije me diploma policije me rroga shteti policor..
    edhe n komunizem nuk kishte drejtsi.
    dhe kte e shkelen ne rradh te par komunistet,qe erdhen ne pushtet me parrullen e drejtsis socjale por vete u bene te paret bejleret e rinj,duke u fut ne bllokun famkeq borgjez,me makinat e tyre mercedesa kur njerzit e thjesht s kishin as bicikleta..
    bile as ne varr s ka drejtsi..
    shikjoni varrezat sesa te ndryshme qe jan…
    ……..
    prandaj mos besoni ne gjykata,
    gjykatsi,hetuesi,polici,detektivi,avokati,..jane kriminela te mbrojt me shtet.
    prandaj edhe behet gjith ajo luft e madhe nga ata qe duan te hypin ne pushtet. jo per gje tjeter por per perfitime me ane te shtetit.
    ne fund te fundit,po te flasim me gjuhen e rruges “te gjith bythqima jan”,si zyrtaret qe mbushin xhepat shtetshe,edhe kriminelat qe duan te bejn lek rrugshe!!!
    prandaj edhe ka mafje sepse ata mafjozet e dijn kete gje,e dijn qe s ka drejtsi prandaj edhe krijojn mafjen…
    shteti dhe mafja jan ane te ndryshme te nje medalje..
    jan krim!
    mjer ai qe qendron jasht kesaj medalje..vdes urije!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje