Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtarin e Kavajës Osman Aliu dhe shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Pogradecit Dhimitër Pojanaku.
Vendimet u morën në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë Nasip Naço.
Këto kërkesa erdhën pasi gjyqtari i Kavajës Osman Aliu është në hetim për fshehje të pasurisë, ndërsa gjyqtari Pojanaku pasi mori 500 mijë lekë ryshfet në një proces gjyqësor.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur gjithashtu krerët e gjykatave administrative të rretheve Durrës, Shkodër e Korçë, ndërsa është ende në proces emërimi i kreut të Gjykatës Administrative në Gjirokastër.
Në Shkodër, kryetare e kësaj gjykate do të jetë Valbona Duraj, në Durrës Genci Sinjari, ndërsa në Korçë, Sokol Ibi.
Nga ana tjetër në mbledhjen e sotme nuk është futur në rend dite kërkesa e ministrit Naço, për zgjedhjen e n/kryetarit të KLD, kërkesë kjo e refuzuar nga Nishani./gj.k/
Kush eshte ne keshillin e Larte te Drejtesis, Nasipi, Jari, dhe disa mbeturina te tjera, me keta u garantoj une juve do ja kalojme Zvicres neve, kini durim nuk do zgjas shume 200-300 Vjet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Regjizor B.Nishani ,muzika Gjin Gjoni ,interppregojne grupi i kalamajve te kopshtit me dreke te Bathores.Pika qe nuk u bie akoma nuk eshte futur per diskutim nen kryetari o legen presidenti salist,,,,,,,!