Riatdhesimi i azilkërkuesve, kthehen nga Anglia dhe Franca 70 qytetarë

30 Prill 2015, 14:09Kronika TEMA

Në Rinas, sot rreth orës 12.30 nëpërmjet dy fluturimeve  riatdhesimi të përbashkëta me charter, organizuar nga Britania e Madhe dhe Franca ,  janë kthyer në Shqipëri 70 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen, si dhe kanë hyrë dhe kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe.

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua  nga Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe në bashkëpunim me Francën .

Në bordet e dy  avionëve  kishte në përbërje të eskortës mjekë e psikologë.

Nga shtetasit deportivë të kthyer , 15  prej tyre janë kthyer nga Franca, ndërsa 55 janë kthyer nga Britania e Madhe.

Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 5 vjet mos  të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen si dhe në Britaninë e Madhe.

 

1 komente në “Riatdhesimi i azilkërkuesve, kthehen nga Anglia dhe Franca 70 qytetarë”

  1. tfgs says:

    sa keq me qen korrak,nuk te do asnjeri…………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje