Mark Frroku do të gjykohet në Shqipëri, vjen nga Belgjika dosja me mbi 2500 faqe

1 Maj 2015, 13:17Kronika TEMA

Dosja hetimore në ngarkim të deputetit Mark Frroku, i akuzuar për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti 16 vite më parë në Belgjikë, mbërrin në Prokurorinë e Përgjithshme.

Burime nga organi i akuzës bënë të ditur se pas letër-porosisë autoritetet belge kanë sjellë në rrugë diplomatike dosjen me materialet hetimore në ngarkim të Frroku,t i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për një dosje me me shumë se 2500 faqe.

Dosja voluminoze pritet të shqyrtohet nga autoritetet shqiptare dhe më pas ajo do të referohet në Gjykatë, ku pritet të nisë edhe procesi gjyqësor ndaj ligjvënësit kristian-demokrat.

Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Parlamentit rreth 1 muaj më parë autorizimin për arrestimin e Mark Frrokut, pasi sipas akuzës deputeti akuzohej nga autoritetet belge për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim.

Frroku u arrestua pas autorizimit që iu dha nga Kuvendi, ndërsa Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Deputeti Frroku e ka mohuar disa herë akuzën, ndërsa me përkthimin e materialeve të mbërritura nga Belgjika prokuroria shqiptare pritet t‘i komunikoj akuzën Frrokut e më pas t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për nisjen e procesit gjyqësor.

Aktualisht deputeti kristian-demokrat është në hetim dhe për fshehje pasurie e pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga inspektorati i Lartë i deklarimit dhe Kontrollit të pasurive për fshehjen e 3 milionë euro pasuri.

4 komente në “Mark Frroku do të gjykohet në Shqipëri, vjen nga Belgjika dosja me mbi 2500 faqe”

  1. sa qejf i kemi gjykimet po nuk shohim te denuar nga drejtesia? ,eshte nje kenaqesi idote jona apo eshte drejtesia e jone qe luan me idiotizmin e kenaqesise tone , hajde zbertheje duhet nje (i paanshem)si gazeta tema??

    1. alo1 says:

      Dmth je pak idiot por gjithsesi deri diku je ne rregull. Its a court of law not of justice.

    2. aqifi (po i verteti ama) says:

      Merrni ata ekspertet e Ilir Kokelopes t’i nxjerrin provat belge “te pavlefshme” dhe jepini edhe Frrokit te vogel ndonje demshperblim per vitet “e padrejta” te burgut, sic i dhate Frrokit te madh…

  2. eko says:

    Vellai i vet u kap gafil duke vrare, me deshmitar dhe prova sa te duash dhe u lirua.

    Kush jane keta dallkauker – kaqola qe besojne se Froku tjeter do denohet per nje ngjarje te vitet 99 – me deshmitar dhe prova qe s’jan me kerkund.

    Albanistan hesapi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje