Policia arreston 5 shtetas. I jepnin makinës në gjendje të dehur

2 Maj 2015, 12:15Kronika TEMA

Policia Rrugore e Tiranës ka  arrestuar në flagrancë 5 drejtues automjetesh, pasi po i jepnin makinës në gjendje të dehur.

Personat e arrestuar janë:

 

Blend Graceni, 38 vjeç, banues në Tiranë, , pasi rreth orës 19.00, në Qafë-Kashar, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin me  TR 80 22 P,. Neni  291 i Kodit Penal.

Shtetasi kosovar Slavisa Pavlovic, 42 vjeç , banues në Kosovë, pasi rreth orës 18.00, bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”,. Neni  291 i Kodit Penal.

Ergys Hanxharaj , vjeç 34,  banues në Tiranë, pasi rreth orës 21.10, në rrugën “ 4 Dëshmorët”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin me targa AA 169 JC. Neni  291 i Kodit Penal.

Arben Çeli, 44 vjeç, banues në Yzberisht, pasi rreth orës 02.20, në rrugën “Konferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volsvagen”.Neni  291 i Kodit Penal.

Okjada Barkas, 21 vjeç, banuese në Tiranë, pasi rreth orës 04.17, në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin e saj. Neni 291 i Kodit Penal.

Policia Rrugore bën të ditur se ajo vijon punën për rritjen e sigurisë rrugore dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje