Ka shkuar në dy numri i viktimave pas aksidentit që ndodhi në aktin rrugor Sarandë-Gjirokastër këtë pasdite.
Dy automjete, një autobus me nxënës dhe një autoveturë janë përplasur në afërsi të zonës turistike të Syrit të Kaltër.
Sipas policisë, nga përplasja e fortë ka humbur jetën në vend drejtuesi i autoveturës, K.Braçi, 59 vjeç, banues në Tepelenë. E plagosur rëndë mbeti vajza e tij S. Braçi, 21 vjeç, e cila mësohet se ka ndërruar jetë në spital më vonë pas plagëve të marra
Blutë e Sarandës kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer të gjitha veprimet hetimore./j.h