Policia Kufitare e Sarandës dhe e Dhërmiut që prej orës 07.00 të mëngjesit, kanë marrë pjesë në një operacion të përbashkët me Rojen bregdetare greke , për shpëtimin e katër shtetaseve grekë të cilët pësuan avari në motobarkën e tyre.
Ne këtë operacion të përbashkët të mjeteve lundruese të Policise Kufitare Shqiptare dhe Rojes Bregdetare Greke u shpëtuan 2 milje në ujrat tona teritoriale , mbi ishujt Fanon përballë Dhermiut 4 shtetas grekë të cilet kishin humbur kontaktin me rojen bregdetare greke në orët e para të mengjesit të ditës së sotme, të cilet kishin dalë për shetitje me një motobarkë të vogël e cila ka pasuar avari dhe rryma i ka sjellë në drejtimin tonë.
Nga ana e Policisë Kufitare Shqiptare pas marrjes së kërkesës për ndihmë nga roja bregdetare greke hynë në veprim 3 mjete lundruese. Ku së bashku me dy mjete lundruese greke pas disa orë kërkimesh u be e mundur identifikimi se ku ndodheshin këta shtetas .
Rreth orës 13.00, u bë evakuimi i tyre ; janë dy të rritur dhe dy fëmijë të moshës 4 e 7 vjeç. Përfaqësuesit e rojes bregdetare greke kanë falënderuar Policinë Kufitare Shqiptare për angazhimin maksimal në këtë operacion evakuim shpëtimi.
bravo qe ndihmuat keta personat e lartepermendur…tani futini ndonje goditje dhe mbytini varkat me nga 300 e 400 emigrante ne bord sepse ata nuk kane ndonje rendesi te madhe pasi jane ‘korrake’ e ‘muslim brothers’…
Bravo! Ja nji lajm i mire!Perpara jeteve te njerezve cdo ligj dhe paragjykim eshte i pa vlefshem!Urime forcave detare shqiptare dhe greke!
E shikon tkfg. Po mos ishim ne do ishit kater grek me pak
Mos ishte tfg me peshkataret greke duke u Bere gojore?