Bilanci/16 të arrestuar për drejtim makine në gjendje të dehur dhe vjedhje energjie

3 Maj 2015, 11:09Kronika TEMA

Policia Rrugore e Tiranës arrestoi në fundjavë 8 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Ata u ndaluan gjatë orëve të vona të natës, duke dalë nga lokale ku kishin konsumuar alkol.

Kjo praktikë ndiqet për çdo fundjavë nga blutë e Tiranës, për të parandaluar aksidente me pasoja.

Të gjithë të arrestuarit janë të moshave të reja, e mes tyre edhe një femër.

Gjatë javës që lamë pas, policia ka edhe një bilanc të madh arrestimesh në operacionin kundër abuzuesve me energjinë elektrike.

Në  të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 70 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE dhe janë kryer kontrolle rreth 4 mijë kontrolle.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë zbuluar 29 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 29  autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 8 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, të cilët janë pronarë biznesesh.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim 13 persona, ndiqen në gjendje të lirë 8 të tjerë, si dhe ndiqet në gjendje të lirë 1 faturist në Shkodër.

3 komente në “Bilanci/16 të arrestuar për drejtim makine në gjendje të dehur dhe vjedhje energjie”

  1. Tironci says:

    Ku jane statistikat per aksidente me pasoja nga pija?
    Boll ngacmuat cunat per nje pije ne darke se ka mbetur i vetmi argetim. Mblidhni gjobat nga ndonje burim tjeter.

  2. tfgs says:

    keta nuk behen kurre njerez,pune korrakesh varu kkkkkkkkkkkkk…….

  3. arian says:

    Ben shume mire policia me keto veprime.por se fundi vihet re dhe fenomeni i marrjes se makinave me karroatrec te cilin zoti minister i rendit ne kohen e sales e denonte.edhe ky veprim eshte i rregullt por te mendosh odisen per marrjen e makines atehere behet nje tmerr i vertete.duhen te pakten 2deri3 dit. 1.makina cohet ne nje pike ne vaqarr. . 2.personi duhet te shkoj te kjo pike te marri dokumentat dhe te niset ne kinostudio tek policia rrugore te paguaje gjoben.(interesante duhet te paguhet vetem te komisariti ipolicis rrugore ne kinostudio?????). 3.personi duhet te kthehet tek pika ne vaqarr te paguaje karroatrecen. 4.personi duhet te kthehet ne komisariat ne kinostudio qe te firmosi keto pagesa nga shefi qe kjo eshte nje histori me vete. 5.pas firmes personi duhet te shkoj perseri te pika .te paguaje ditet e parkimit dhe te marri makinen.1000 leke te reja ne dite.turp turp turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje