Shpërthimet në Marinzë/ Prokuroria merr në pyetje administratorin e Bankers, Leonidha Çobo

4 Maj 2015, 12:17Kronika TEMA

Prokuroria e Fierit ka marrë në pyetje administratorin e Bankers Petroleum, Leonidha Çobo pas shpërthimeve të ndodhura më 1 prill 2015 në Marinzë.

Gjithashtu Prokuroria e Fierit  ka paraqitur fletë-thirrje edhe për 3 drejtues të huaj të kësaj kompanie.

Pas shpërthimeve të puseve ndaj kompanisë Bankers është hapur një hetim për shkatërrim prone dhe ndotje të ambjentit.

Vet kompania pas shpërthimit  tha se po abuzohej me informacionin për ndotjen , madje vet administratori Çobo nisi një sqarim të detajuar  ndaj deputetëve të cilët kërkuan llogari publikisht se deri ku ishte dëmi i shkaktuar nga papërgjegjshmëria e punimeve, gjë që solli shpërthimin e gazit nga nëntoka në dy puse të saj.

Çobo artikuloi në “mbrojtjen publike” se nga puset që shpërthyen doli vetëm Dioksid karboni,  i cili sipas tij mund të blihet në supermarkete i ngrirë. “Dioksidi I karbonit (CO2) eshte nje gaz pa ngjyre, pa ere, vital per jeten ne toke dhe pjese perberese e atmosferes 0.04% (400 ppm), dhe mund te blihet ne supermarket per ata qe e pelqejnë ne formen e “dry ice”, shkruante Çobo në sqarimin e bërë për pyetjet e deputetit Braçe.

Pas shpërthimeve të gazit nga puset,  banorët e fshatit edhe pas 1 muaji  vijojnë të kenë probleme si me ujin e pijshëm, por edhe me ekonomitë e vogla familjare.

Disa ditë më parë ata protestuan duke derdhur qumshtin që nuk u shitej para zyrave të Bankers, e cila ka deklaruar se do të dëmshpërblejë dëmet që u janë bërë banesave, pasi sipas saj shpërthimi nuk ka shkaktuar ndotje. /j.h

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje