Akuzat ndaj Ramës, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesat e Palokës

4 Maj 2015, 11:06Kronika TEMA

Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë kërkesat e bëra para saj nga Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka në gjyqin që po zhvillohet mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama.

Kreu i Qeverisë ka paditur Palokën me akuzën e shpifjes, pas deklaratave të bëra nga Nënkryetari i PD-së, sipas të cilit Kryeministri ka lidhje me krimin.

Paloka kërkoi në Gjykatë paraqitjen e tabulateve telefonike të Kryeministrit, por edhe zhvillimin e një testi droge për të.

Sipas Palokës, tabulatet telefonike do të tregojnë komunikimet e Kreu të Qeverisë me elementë të inkriminuar, nërsa testin e drogës e kërkoi pas akuzave të hedhura disa vite më parë nga ish-deputeti Dritan Prifti në drejtim të Edi Ramës.

Por Gjykata e Lartë rrëzoi dy kërkesat e Kreut të Grupit Parlamentar demokrat. /gj.k/

12 komente në “Akuzat ndaj Ramës, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesat e Palokës”

  1. rejni says:

    he cja fut kot ky thoku paloka mo eee

    1. greku says:

      perthendetje paloka,,, thmund te besh keto kerketha per kryeminithtrin e vendit tend

      1. kamberi says:

        ik anej mer paloka mos ja fut kot u dashka me u fut dhe ne gjera personale te KM tani

        1. eldorida says:

          po ikni more shpifesa e perbaltesa boll vodhet e shkaterruat sa ishit ne pushtet po tani doni te pengoni punen e tjeterit dhe ta rrezoni me cpifje , po nuk jemi te verber ne e te mos shohim se si shqiperia dita dites po ndryshon sesi rinia ndihet me lire dhe sigurt ne kerkesat e tij sesi brezi i vjeter respektohet dhe ndihmohet qe te shtyje ditet e fundit te jetes se tij ne spitale komode me nje pension te denje etj po ne kohen tuaj kishim frike te hidhnim kemben jashte dere more se na vidhnin e roptonin e lere ti shtroje kerkesa kryeministrit sbehej fjale se te ish degjeneruar i tere fisi

          1. elma says:

            Kerkesat e palokes jane paradoksale,, keta qe kur jane ne opozite kane rene ne deshperim te plote dhe nuk dine cfare kerkoje dhe cfare te bejne. Eshte nje opozite e deshtuar dhe me te cilen nuk ja vlen te meresh.

    2. qamil says:

      po sigurisht qe gjykata do i rerezoje ekrkesat e palokes se ky flet n ajer e smund ti kerkosh kryeministrit te cvendit tend ti pergjohen bisedat personale apo te beje lloj lloj testesh sic pretendon ky

    3. klaudjo says:

      ikni mor shpifsat e pd se sa ishit ne pushtet ju vodhet e coptuat e tani doni dhe me shpid kunder ktyre qe sec po e sjellin shtetin ne binaret e duhur

  2. klejda says:

    keto shfije e perbaltje te cilat jeni mesuar ti beni, ato qe as vete nuk arrini ti besoni mos prisni qe ta beje dhe gjykata nje gje te tille

  3. klodi says:

    paloka ja fut kot gjithe diten.mos ja vini re se e ka nga sasia e alkolit qe i qarkullon ne tru.shpifja dhe perbalatja e kane karakterizuar gjithmone ket politik te pd qe nga koha e sales por me e keqja tani eshte qe sala jep instruksjone si te shpifin.kjo eshte e keqja me e madhe e pd se salas iku por leksionet e tij vazhdojne te mbeten me sukses.

  4. klaus says:

    neqoftse do fliste paloka nga vetja e vet mund te pranohej.por paloka po flet me fjalet e kryetarit te tyre stoik saliut.flet paloka per drog kur hundet e palokes jane bo si fshese me korent.

  5. artisti says:

    droiga me e madhe qe eshte qarkullu naj her ne shqiperi eshte ajo qe eshte blu,droga e bashes me destinacjon mkalin e zi dhe transportuesi ishin kamjonat e shkelzenit.sa bukur e,djali e transporton dhe ish ministri i brendshem luli i gjente treg dhe ne fund kumbari ja bente testin e cilesise ke paloka., qe ishte bo si laborator duke testuar cilesite.

  6. eneo says:

    ky paloka gjasme nuk pi droge fare hahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje