Një shtetas shqiptar, 43 vjec, i identifikuar si Gazmir Daka, është arrestuar nga policia italiane në rajonin e Reggio Emilia pasi dyshohet si trafikant femrash.
Sipas mediave italiane, 43 vjecari jetonte në Itali pa leje qëndrimi, ndërkohë që ndodhej në kërkimi ndërkombëtar.
Gazmir Daka, me origjinë nga Peqini ndodhej në kërkim edhe nga Interpol, me akuzën shfrytëzim prostitucioni.
Sipas të dhënave të policisë italiane, Gazmir Daka është dënuar në vitin 2005 në Itali me 6 vjet e 10 muaj burg për trafik armësh dhe favorizim prostitucioni. Kurse nga një gjykatë shqiptare e ka dënuar me shtatë vjet burgim për trafik qeniesh njerëzore.
Sipas hetimeve, Daka sillte nga Shqipëria vajza të reja për rrjetin e prostitucionit italian, ku një vajzë shitej për 4 mijë euro.
Kjo shitje bëhej që në Shqipëri.
Sipas ANSA-s, në momentet kur Daka u përball me forcat policore, bëri një përpjekje për t’u arratisur.
dicka dinte autori italian,pune korrakesh ………..
Ky qenka fiks per deputet! Madje, me kete CV te pasur, mund te zere direkt vendin e Dules qe nuk ploteson asnje kusht…