Një shtetase ka humbur jetë, një tjetër rezlton i humbur dhe dy persona janë plagosur si rezultat i një aksidenti rrugor në vendin e quajtur Ura e Dragobisë.
Mësohet se një automjet në të cilin udhëtonin katër persona ka rënë në lumin e Valbonës në mëngjesin e sotëm.
Dy shtetasit e plagosur janë dërguar në spitalin e Bajram Currit, ndërsa ende nuk dihet fati i personit të katërt, i cili ende nuk është gjetur nga policia dhe nuk dihet nëse mund të jetë gjallë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /gj.k/
Jo palma, por rruge te sigurta!!!