Dhjetëra banorë të zonës së Golemit kanë protestuar ndaj bllokimit të rrugës që çon në bregdet, nga pronarë të kompleksit të vilave në këtë zonë.
Pas lirimit të territorit nga kioskat dhe rrethimet që ngriheshin më parë në të, subjektet private kanë nxituar të vendosin blloqe betoni e të mbjellin bimë dekorative, duke bllokuar lëvizjen e banorëve të komunitetit dhe pushuesve, raporton TCH.
Me gjithë ndërhyrjen e mëparshme të Komunës së Golemit, sërish në rrugë janë vënë pengesat që kanë irrituar banorët, të cilët së bashku me mjetet dhe shërbimet e komunës kanë punuar për kthimin e rrugës dhe sipërfaqes së bllokuar në përdorim të komunitetit dhe të pushuesve të tjerë.
Teksa banorët kanë shkulur e prerë bimët dekorative, fadromat kanë liruar territorin e zënë nga blloqet e betonit.
Ja ky eshte pushteti klientelist dhe selektiv i rilindjes. E con popullin ne vetegjyqesi se nuk do tu cenoje interesat maskarenjeve te vet.
Kam pershtypjen qe nuk e ke lexuar me kujdes shkrimin.
I lumte ketyre banoreve te Golemit…sa mire do te qe te reagonte gjithmone keshtu komuniteti ndaj zaptimit te pa ligjeshem te territoreve publike!
Po mire kane bere.
Ata qe kane bere vilat, kane marre te drejten per te ndertuar vilat dhe jo te zene teritore publike.
Shteti ka faj dhe ka treguar neglizhence kriminale dhe ne mbeshtetje te
klientelizmit perderisa ka cuar popullin te veteveproje.
Turp
Ku e pe pushtetin klientelist te vilave te ky teksti siper? Jo per gje qe ta kuptoj dhe une se jam plak.
Dhe thuhet pastaj se keta kane ardhur te bejne shtet.Shteti nuk behet keshtu, vetem per vete.Do te perfundojne qyqaret ashtu si tha Blushi:Do te vijne t i nxjerrin per bythe nga parlamenti.
Pyesni mire kush ka vile aty e kush e ka zene rrugen….
Nje veprim i shkelqyer i banoreve te GOLEMIT, keshtu i kerkon mushka drute. Kush jane keto pizeveng, kush jane keto maskarenj qe duan te luajne me pronat kolektive ose edhe te pronareve te vertete duke zaptuar deri rruget per interesa te tyre personale dhe mafioze.
Ne kete menyre duhet te veprojne te gjithe kur shikojne raste te tilla. I lumte. Ne qoftese keto halabak qe i duket vetja si cuba ti tregohet vende duke ja shkaterruar edhe shtepine, sepse edhe ate edhe truallin e kane te vjedhur ose minimalja edhe paret i kane te grabitura dhe te fituara me rruge te pista antiligjore.
Ku eshte RILINDJA, ku eshte POZITA, ku eshte PS-ja, ku eshte QEVERIA, ku eshte EDI RAMA, apo ketu nuk i intereson te nderhyje sepse eshte bashkepunetore dhe jane miq e shoke si te klases se peshqeve te medhenj.
Kjo lloj rrace lufton vetem peshqit e vegjel. Tung.