Kryeprokurori Adriatik Lalla së bashku dhe me dy prokurorë të tjerë janë nisur drejt Belgjikës.
Vizita ka të bëjë me dosjen e deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për vrasjen e një bashkëatdhetari atje në 1999
Zyrtarisht mësohet se prokurorët shqiptarë kanë marrë kontakt me prokurorët që kanë hetuar akuzën për vrasje ndaj Mark Frrokut, raporton Ora News.
Pak ditë më parë pas një kërkese nga prokuroria shqiptare, prokuroret belgë sollën për llogari te hetimit në Shqipëri dosjen prej 2500 faqesh.
Mësohet se dosja pret të përkthehet, ndërsa vizita diskrete e prokurorëve shqiptarë në Belgjikë do të sjellë të reja për hetimin.
ILDKPI raport te detajuar per pasurine 10 milione euroshe
Ndërkohë burime të Ora News nga ILDKP thanë se ky inspektoriat ka referuar në prokurori një raport të qartë të të gjithë pasurive që figurojnë në emër të deputetit, duke nisur që prej viti 1999 dhe deri në 2013, kur ai u emërua deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Ky llapa vetem llafe paska se do kishte dosje qe do trondisnin historine po asgje qe asgje.
Ka shkuar per shetitje ne Belgjike. Cdo bej atje ai. Dosja eshte ne gjykate dhe jo ne prokurori. Show mediatik.. ai ka ikur per pushime ju thoni ka shkuar per dosjen e madhe te frokut..
Bridh o Dhalla me parate e kontribuesve qorra bridh! Belgjika i dergoi dosjet me dokumenta ketu ndersa ky me 2 prokurore te tjere shkojne te pyesin ne Belgjike, ne ndonje hotel me 5 yje, per nje dosje ku edhe me injoranti e di se s’ka asnje mundesi te sjellesh deshmi ne gjyq pas 16-17 viteve kunder nje milioneri me pushtet.