Mbyti dhe varrosi foshnjën pas lindjes, gjykata e dënon vetëm me një vit burg nënën 30-vjeçare

6 Maj 2015, 10:16Kronika TEMA
Mbyti dhe varrosi foshnjën pas lindjes, gjykata e dënon vetëm me

Shtepia ku ndodhi krimi

Gjykata e Krujës ka dënuar me vetëm 1 vit burg, 30-vjeçaren që mbyti dhe varrosi në banesën e shtëpisë, foshnjën e saj të sapolindur.

Vendimi për Eriona sirikan është dhënë gjatë ditës së sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë, në Borizanë të Krujës.

Ajo e vrau foshnjën e vet të seksit mashkull, pasi nuk kishte shpresa që të martohej me të atin e foshnjës, një 44-vjeçar.

Kjo, duke qenë se ai ishte i martuar dhe për më tepër me 5 fëmijë.

Ajo ka deklaruar në polici se me të kishte një marrëdhënie prej një viti e gjysëm./b.l

2 komente në “Mbyti dhe varrosi foshnjën pas lindjes, gjykata e dënon vetëm me një vit burg nënën 30-vjeçare”

  1. po says:

    As kafshe nuk i thuhet ketyre se edhe kafsha s’le vend pa gjetur ushqim vetem per foshnjet e veta. Si mund te mbysesh nje bebe? Hajde monster hajde. Po plehre edhe ai mashkull qe e trajton si lecke dhe e le edhe me barre, kokrra idiotit se nuk i mjaftonin 5 femijet e tjere. I shkreti femije. Ah popull k..

  2. Gazi says:

    Ore, po ne gjithe boten aq denohen nenat kur mbysin femijet e tyre, sepse eshte rast i njohur shkencerisht qe nenat kalojne ne depresion post partum. Po ju moralistet e leshit qe doni te gjykoni mbi cdo gje, kur nuk i dini gjerat mos beni si eksperte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje